Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Ballafaqimi me brengat dhe streset

Ballafaqimi me brengat dhe streset

stresi
Ballafaqimi me brengat dhe streset

Natyra e jetës është e atillë që individi ballafaqohet me sfida dhe sprova të ndryshme, mirëpo Islami na mëson se si duhet të ballafaqohemi me këto vështirësi, duke u bazuar në Kur’an dhe hadith gjejmë metoda të ndryshme për t’i trajuar brengat dhe streset siç i përmbledh disa prej tyre edhe dijetari Muhamed El Munexhid : pajisja e vetes me iman,të menduarit për atë se si mund të fitoj muslimani shlyerje të gjunaheve,ta pastrojë zemrën dhe ta ngris pozitën e tij te All-llahu kur e godasin shqetësimet dhe brengat e kësaj bote,kuptimi i realitetit të kësaj bote, pasimi i shembullit të pejgamberëve dhe të devotshmëve,ahireti të bëhet brenga kryesore,përkujtimi i vdekjes,lutjet drejtuar All-llahut të Lartësuar,salavatet mbi pejgamberin sal-lallahu aleji ue selem, mbështetja tek All-llahu dhe dorëzimi i çështjeve tek Ai,kujdesi për atë që është e dobishme,përqendrimi në të sotmen,mos brengosja për atë që mund të ndodh nesër dhe mospikëllimi për atë që ka ndodhur dje ,të kërkuarit strehim në namaz,,të folurit për dhuntitë e dukshme dhe të padukshme të All-llahut, angazhimi me punë te dobishme dhe kërkim i diturisë që sjell dobi,të kuptuarit e vlerës së vërtetë dhe shkurtësisë së kësaj jete dhe se koha është tepër e shtrentjë për të humbur në brenga dhe strese,shikimi i anëve pozitive i gjërave për të cilat ekziston prirja të shihet vetëm ajo që nuk na pelqën,kuptimi i asaj që pas vështirësisë vjen lehtësimi,konsumimi i ushqimeve të caktuara që ndikojnë për eliminimiin e streseve,shqetësimeve dhe brengave,etj.