Terça-feira, 10/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Babai me te birin!

Babai me te birin!

Babai me te birin!

Myftiu Taki Osmani shkruan: “Babai i ka dhene djalit te tij arsimimin me te mire, ndersa ai nuk ka diplomuar. Nje dite, nje plak rrinte ne oborr kur ne murin e fqinjit fluturoi nje sorre. Babai e pyeti djalin: “Biri im! Çka eshte ajo?” Djali u pergjigj se eshte sorre. Pak me vone, babai serish pyeti: “Biri im! Çka eshte ajo?” Djali serish i tha: “Baba! Ajo eshte sorre. Pak me pare te tregova.” Nuk kaloi shume kohe dhe babai serish e parashtroi te njejten pyetje: “Biri im! Çka eshte ajo?”. Ndersa djali i deshperuar serish iu pergjigj: “Baba! Ajo eshte sorre.” Babai e pyeti edhe njehere. Me kete rast, djali ne ze te larte iu pergjigj: “Sa here ke ndermend ta parashtrosh te njejten pyetje? Te thashe njemije here se ajo eshte sorre. A nuk po kupton?!; dhe ai vazhdoi qe ta qortoje babane. Pak me vone, babai hyri ne shtepi dhe u kthye me nje ditar te vjeter ne dore. Ai e hapi dhe e luti djalin qe t’i lexoje se çfare kishte shkruar. Djali filloi te lexoje: “Sot rrija me djalin tim ne oborr kur nje sorre fluturoi e u ndal para nesh. Njezet e pese here me pyeti se çfare eshte ajo. Dhe une njezet e pese here iu pergjigja: “Biri im! Ajo eshte sorre. Kjo ishte me te vertete simpatike.”

Pas leximit, babai tha: “Ja pra, ky eshte dallimi mes babait dhe birit. Kur ke qene i vogel, njezet e pese here me pyesje se çfare eshte ndonje send dhe sa here ne menyre te qete t’u kam pergjigjur. Jo vetem kaq, kam menduar se kjo me te vertete eshte interesante. Sot, te njejten pyetje ta parashtrova vetem kater here, ndersa ti u zemerove ne mua?”

(Muhamed Hanif Abdulmexhid)

(Visited 104 times, 1 visits today)
Top