Segunda-feira, 24/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Babai im i dashur



Babai im i dashur
Një plak, i cili jetonte i vetmuar, në stinën e pranverës, doli që të lëronte arën, në të cilën do të mbillte patate.
Pas disa përpjekjesh njeriu i moshuar nuk mund t’i bënte ballë lodhjes së pleqërisë.
I pikëlluar, e hodhi kazmën që mezi e mbante në dorë.
Pasi mendoi për disa qaste, morri një copë letër, me të cilën vendosi që t’i drejtohej birit të tij të vetëm, që e kishte të burgosur.
Në porosinë e tij, babai i shkroi djalit:
-“Biri im i dashur! Do të dëshiroja që në këto momente të vështira të pleqërisë time, të më gjindeshe pranë, dhe t’më ndihmoje sidomos tani në punët e fushës…, derisa s’kam askë tjetër veq Zotit.”
Pasi i arriti letra, djali, i shkruan babait këtë porosi nga burgu:
-“Babai im i dashur! Të lutem që menjëherë të ndërpresësh lërimin e arës, ngase unë pata fshehur aty diçka shumë me vlerë. Andaj ndërprit punët dhe sapo të dal nga burgu do të të lajmëroj se çfar është.”
Biri yt i dashur Ahmedi.
Ende pa kaluar një orë e plotë nga kur plaku kishte lexuar letrën e djalit, e gjithë lagja ku jetonte plaku, u rrethua nga ushtria, e cila në përpjekje për të gjetuar atë çfarë kishte gjurmuar në letrën e djalit, lëvroi gjithë arat e plakut!
Dhe i arriti plakut edhe letra e dytë nga i biri i burgosur. Në letër djali i shkruante të jatit:
-“Babë i dashur!
Shpresoj që toka të jet lëruar mirë, ashtu siq ti do të dëshiroje!
Kjo është ajo çfar unë munda të bëj për ty nga largësia.
Sa herë që të keshë ndonjë nevojë, më shkruaj.
Më fal mua baba, për këtë fat!”
Biri yt që të don!

 





(Visited 31 times, 1 visits today)




Top