Domingo, 17/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BABAI ËSHTË KOPRRAC

BABAI ËSHTË KOPRRAC

babai im

BABAI ËSHTË KOPRRAC!

Pyetje:
A lejohet që fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre, duke mos e ditur ai fare për këtë!?

Përgjigje:
Nuk lejohet fëmijët të marrin para nga pasuria e babait të tyre pa lejen dhe diturinë e tij.
Mirëpo, nëse babai i tyre
është njëmend koprrac karshi fëmijeve të tyre, saqë ai nuk ua kryen atyre as gjërat kryesore dhe elementare, atëherë u lejohet atyre të marrin para pa lejen dhe diturinë e babait të tyre aq sa u mjafton atyre për gjërat kryesore.

E themi një gjë të tillë, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Aisheja, radijAllahu anha se Hindi, e bija e Utbes, gruaja e Ebu Sufjan Ibn Harbit, radijAllahu anhuma, një ditë u ankua tek pejgamberi alejhi selam për burrin e saj, duke thënë:
Ebu Sufjani nuk më dhuron para nga pasuria e tij as për gjërat kryesore që më nevojiten mua dhe fëmijeve të mi, pos nëse marr nga pasuria e tij, duke mos e ditur fare ai për këtë.
Pejgamberi alejhi selam i tha:
” Merr nga pasuria e tij me mirësi aq sa të mjafton ty dhe fëmijeve.”
(Buhariu: 5364, Muslimi: 1714).

Me mirësi: Është fjala merr para aq sa të nevojitet për gjërat kryesore, duke mos marrur dhe shpërdoruar pasurinë e tij.

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah!

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua uel Meka’la’t el Muteneuiah:
22/313,314.

nga arabishtja:
Suad B. Shabani

(Visited 38 times, 1 visits today)
Top