Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Babai dhe djali

Babai dhe djali

Babai dhe djali

Një njeri i moshuar ishte ulur në oborrin e shtëpisë së tij me djalin i cili posa i kishte mbaruar studimet

Papritmas laraska fluturoi mbi mur. Babai e pyeti djalin: – Ç’është kjo
Djali përgjigjet: – Kjo është laraska.
Pas një kohe, babai përsëri pyeti: – Ç’është ajo?
Djali përgjigjet: – Ajo është laraska.
Kalojnë disa minuta dhe babai përsëri pyet: – Ç’është ajo?
Djali përgjigjet: – Baba, të thashë se kjo është laraska!
Pas një kohe jo të gjatë përsëri babai pyeti: – Ç’është ajo?
Kësaj here i nervozuar djali bërtet: – Baba, kjo është laraska, laraska!
Përsëri babai pyeti: – Ç’është ajo?
Kësaj radhe djali i përgjigjet me ton të ashpër: – Baba, tërë kohën pyet të njëjtën gjë
edhe pse unë të përgjigjem se kjo është laraska. A nuk po kupton?
Babai u ngrit, hyri në shtëpi dhe solli një ditar. Hapi fletët dhe ia dha të birit të lexojë
çfarë shkruante në ato faqe. Djali lexoi: “Sot, djali im i vogël ishte ulur me mua në
oborr kur fluturoi një laraskë. Djali im njëzet e pesë herë më pyeti se ç’është kjo,
e unë njëzet e pesë herë iu përgjigja pa kurrfarë zemërimi dhe nervoze se ajo është
laraska. Atë që ndjeja ishte dashuria ndaj djalit tim të vogël.”
Atëherë, babai i shpjegoi djalit dallimin në mes qëndrimit të babait dhe djalit:
Kur ke qenë i vogël këtë pyetje ma ke bërë njëzet e pesë herë dhe nuk jam nervozuar
fare, por çdo herë të jam përgjigjur. Por, kur unë ty sot të bëra të njëjtën pyetje vetëm pesë
herë, ti u nervozove, u zemërove dhe ishe i padurueshëm me mua.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

(Visited 64 times, 1 visits today)
Top