Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Baba qëndromë pranë

Baba qëndromë pranë

 

Programi: Familja e lumtur.

Prezantues: Doktor Xhasim Mutaua.

Tema e episodit: Baba qëndromë pranë.

 

Prof. Xhasim Mutaua: Paqja e Zotit qoftë mbi ju! Të nderuar teleshikues, ju urojmë mirëseardhjen në këtë emision të ri në të cilin do të trajtojmë një çështje shumë të rëndësishme. Sot më kanë arritur shumë email-e në adresën time elektronike, shumica e të cilave flasin mbi mungesën e babait në shtëpi dhe familje. Një nga këto mesazhe është nga një bashkëshorte e cila ankohet për të shoqin, i cili është martuar me një grua të dytë. Ajo thotë se me t’u martuar me të dytën, ai e harroi fare shtëpinë e parë, i braktisi fëmijët dhe e ka neglizhuar edukimin e tyre. Në një mesazh tjetër, një vajzë më thotë se i ati ka marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në vendin e saj, por nuk i buzëqeshi fati dhe nuk fitoi. Kjo e ka dëshpëruar shumë dhe tashmë e kalon gjithë ditën i mbyllur në dhomën e tij. Ai nuk merr pjesë në shqetësimet tona, nuk interesohet për mbarëvajtjen tonë në shkollë etj… Shkurt, ai nuk është më babai ynë i mëparshëm.

Një mesazh i tretë thotë, im atë është tifoz i çmendur i peshkimit. Ai kalon orë të tëra në peshkim, tre, katër ose pesë orë në ditë, dhe ne nuk po ndjejmë se kemi një prind brenda shtëpisë.

Tjetër letër, në fakt dikush mund të çuditet, gruaja ankohet, djali ankohet, vjaza ankohet, por më ka ardhur edhe një letër ku një baba ankohet për veten e tij. Kjo është një letër paksa e çuditshme porse ajo është një konsultë që njëkohësisht është edhe ankesë. Thotë, unë ndjehem i mangët lidhur me detyrimet e mia karshi fëmijëve të mi dhe shtëpisë sime, kjo prej natyrës së punës sime. Punojë mëngjes e mbrëmje dhe realisht që nuk mund të ekuilibrojë në mes punës dhe familjes, gjë që më bën të vihem në pozitë të vështirë aq sa çdo herë që nisem për punë ndihem fajtor.

 

Gjithsesi realiteti është se na kanë mbërritur shumë letra që flasin rreth mosprezantimit në shtëpi të baballarëve, me qëllim apo pa qëllim nga ana e tyre, ndaj dhe zgjodhëm temën e episodit të sotëm ta titullojmë “Baba qëndromë pranë”. Para pak orësh po bisedoja me një shok që më tha o Ebu Muhamed sot cila është tema e episodit tënd. I thashë “Baba qëndromë pranë”. Më tha po të propozoj t’a ndryshosh temën. I thashë më thuaj. Tha me temën tënde “Baba qëndromë pranë” ti synon që prindi të jetë pranë fëmijëve të tij. I thashë saktë. Tha unë them të shtosh “Baba ha me mua”. I thashë çfarë ke për qëllim. Tha jo vetëm qëndro me mua por edhe ha me mua, nënkuptoj që prindërit të ulen e të hanë me fëmijët e tyre. Them, kjo është vërtetë një shtesë e bukur dhe e falenderojmë propozuesin për këtë shtesë. Në vazhdim të episdodit tonë të sotëm “Baba qëndromë pranë” do paraqesim një intervistë që kemi bërë ku kemi pyetur prindërin sa minuta në ditë ulesh me fëmijët e tu? Dëgjojmë përgjigjen dhe pas kësaj vijojmë me episodin e sotëm duke pritur telefonatat tuaja rreth temës “Baba qëndromë pranë”.

 

(Intervistë)

Përgjigjja 1: Rreth gjashtë orë.

Përgjigjja 2: Sapo mbaroj punën kthehem direkt në shtëpi.

Përgjigjja 3: Afërsisht pesë orë në ditë.

Përgjigjja 4: Dy orë.

Përgjigjja 5: Shkoj në punë, kthehem dhe rri me ta.

Përgjigjja 6: Katër orë.

Përgjigjja 7: Mundet dy deri tre orë.

Përgjigjja 8: Gjashtë orë afërsisht.

Përgjigjja 9: Gjashtë orë.

Përgjigjja 10: Jo më pak se tetë orë për shembull.

Përgjigjja 11: Nga katër deri në pesë orë.

Përgjigjja 12: Më ke vënë në pozitë të vështirë.

 

Doktor Xhasimi: Nëse sa është thënë do ishte realitet në botën tonë arabe dhe islame ne do ishim vërtetë mirë dhe s’do kishim nevojë për episodin “Baba qëndromë pranë”. Ai që qëndronte gjashtë orë ma she Allah puna e tij, po ashtu edhe ai që tha pesë orë. Njëri (përgjigja e të cilit s’erdhi në intervistë) tha njëmbëdhjetë orë, duket ka llogaritur dhe orët e gjumit, i ka llogaritur tetë a më shumë orët që ka fjetur, se ka qenë me fëmijët e tij. Mundet shikon televizor dy orë dhe këto dy orë i llogarit se ka qëndruar me fëmijët e vet. Në fakt çështja s’nënkupton praninë me fëmijët brenda shtëpisë por aktivizimin tonë me fëmijët tanë, edukimin e fëmijëve tanë, interesimin për fëmijët tanë. Nganjëherë fëmija ngopet me gjysëm ore po qe se babai aktivizohet në një program me ta. Kurse qëndrimi pasiv i babait me fëmijët e tij, katër apo pesë orë, teksa ai edhe është edhe nuk është me ta, kjo është tjetër gjë. Sidoqoftë ne jemi optimist për këtë intervistë me konkludime pesë dhe gjashtë orëshe, bile edhe dhjetë orëshe. Saqë unë u thashë asistentëve të stafit të përgatitjes së emisionit a është e justifikueshme që këta baballarë qëndrojnë me fëmijët e tyre pesë gjashtë orë. Ndoshta përgjigja e tyre buron nga realiteti dhe ne nuk dyshojmë se shumë baballarë edhe që i njohim ulen me fëmijët e tyre gjatë. Gjithsesi ne sot vuajmë nga një problem i madh për të cilin po u tërheqim vëmendjen baballarëve përmes këtij emisioni e që është neglizhimi edukativ i baballarëve karshi fëmijëve. Ndaj dhe më lejoni t’ju paraqes këtë concept të ardhur nga një vajzë e moshës njëmbëdhjetë vjeçare, një herë u pyet vajza ç’do të thotë që njeriu të ketë një baba? Shikojmë së bashku si u shpreh kjo vajza për konceptin baba, tha, babai është ai që punon në një punë të mirë që sjell të ardhura të mira, ushqen anëtarët e familjes, shkon në punë për çdo ditë dhe vuan nga dhimbja e kokës. Shikoni konceptimin për babain tek vajza që është njëmbëdhjetë vjeçare, babai është ai që sjell paratë, u jep të hanë dhe të pinë, shkonë për çdo ditë në punë, dhe ka dhimbja koke, nga ku del se babai i vajzës në fjalë ankohet nga dhimbja e kokës, a ky është koncepti i vërtetë i babait? Apo babai është ai që shoqërohet ngushtë me fëmijët e tij, babai është ai i cili i edukon fëmijët e tij, babai është ai që ulet me fëmijët e tij, këtë e mbikqyr dhe atij i flet, këtë e vlerëson dhe atë e këshillon e qorton, këtë e mëson dhe atij i tregon histori. Prej këtu del se koncepti dhe domethënja e babait është vërtetë gjë madhështore.. Sot nisur nga preokupimet dhe trysnitë e shumta, shumë baballarë janë zhveshur nga përgjegjësia e tyre, disa fëmiëj dhe nëna përgjegjësinë e edukimit ua kanë lënë në dorë shërbëtorëve dhe punëtorëve, dhe disa baballarë përgjegjësinë e edukimit ua kanë lënë në dorë shoferëve në shtëpi. Duke u bërë kështu kjo çështje si nga baballarët edhe nga nënat çështje e deleguar. Unë di historinë e një të riu të cilin e edukoi një grua nga India që qe e punësuar në shtëpinë e tij për njëzet vjet. Pas njëzet vjetësh kjo e punësuar iku në Indi. A e dini verën e parë që udhëtoi ku shkoi ky i ri? Shkoi në Indi ku kërkoi atë ishshërbëtoren me të cilën pati jetuar plot njëzet vjet dhe për të cilën ai thoshte unë e dua dhe e njoh më shumë se nënën time. Sërisht “Baba qëndromë pranë” është tema rreth së cilës do presim pjesmarrjen tuaj dhe telefonatat tuaja sot. Ajo që dua sot është që telefonatat të mos vinë nga vajzat, djemtë dhe nënat, por nga baballarët, ku të shprehen kundrejt zgjidhjeve të mençura që kanë gjetur për këtë problem. Ne e dimë se për çdo problem në jetë domosdoshmërisht gjendet një zgjidhje e mirë, por babai i zënë me punë nuk posedon zgjidhje të mençura, mundet atyre t’u ndihmojmë në kurimin e këtij problemi të cilin sot pa ua paraqesim. Nga qëndrimet e bukura kujtoj atë të shejkhut tonë Ali Tantauit -Allahu e mëshiroftë- që në kujtimet e tij shkroi aludime edukative. I gjendur ulur mes fëmijëve dhe nipërve të tij nje ditë prej ditëve shejkh Tantaui thotë: Pashë dje vajzën që mori pak fasule dhe pak oriz dhe i vendosi në një pjatë bakri, u vuri pak palltixhanë dhe i tha rojes se gjyshja më tha të t’a jap ty këtë ushqim. Shejkh Ali Tantauit -Allahu e mëshiroftë- nuk i erdhi mirë nga një gjë e tillë, pak fasule, pak oriz me palltixhane sipër që vajza i kishte vendosur në një pjatë bakri dhe ia dha rojes, kjo gjë nuk i pëlqeu. Shikoni këtu rolin orientues edukativ të baballarëve si edhe të gjyshërve sesi shikimi i tyre mbështolli të vegjëlit dhe të mëdhenjtë. Çfarë tha shejkh Ali Tantaui -Allahu e mëshiroftë- , i tha vajzës, o vajza ime s’ke gusto, shikoni e përshkroi atë si pa gusto e shije dhe ne në vijim do t’a shohim se përse e përshkroi kështu, sillmë një tabaka të madhe dhe katër pjata të vogla, një lugë, thikë, një gotë ujë dhe secilin lloj ushqimi vendose në pjatë të pastër të veçantë. Vendosi të gjitha në tabakanë e madhe me lugën, thikën, gotën, orizin në një pjatë, palltixhanin në një pjatë, bukën në një pjatë, fasulen në një pjatë, mos i përzi! Thotë shejkh Tantaui, i thashë tani shko çoja. Shkoi e prekur nga reagimi i babait dhe gjyshit të saj. Tha, i thashë, e mjera ti, a humbe gjë, çfarë humbe? Në vend që të vendosësh orizin, fasulen dhe palltixhanin bashkë në një sahan të vetëm dhe t’ja jepje rojes, ti i shpërndave në katër sahanë, çfarë humbe? A humbe ndonjë gjë? Ky sistemim është më i mirë se ai që bërë më parë sepse ushqimi është sadaka me para dhe kjo tjetra sadaka me ndjenja. Shikoni mbikqyrjen e prindit teksa u mëson fëmijëve të tij atë që ne e quajmë etikë dhe moral. Kur ne rojes apo shoferit i japim përzierje një përmbi një, bukë përmbi oriz përmbi palltixhan përmbi fasule ai ndjen sikur ky është ushqim i mbetur, porse kur këtë ushqim ja japim në katër sahanë secili prej tyre me një ushqim, në këtë rast punëtori ndjen se ne, shyqyr Zotit, ia kemi sjell atij enkas këtë ushqim, gjë ku qëndron dhe ndryshimi. Ndaj dhe Ali Tantaui tha se ka dallim mes sadakasë ushqimore dhe sadakasë shpirtërore. Marrim telefonatën e motër Fatimes nga Egjipti… Mirë se keni ardhur urdhëroni.

Fatimja: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam.

Fatimja: Allahu ju shpërbleftë plot me të mira për këtë program të spikatur. Allahu i bëftë baballarët të zgjohen nga pakujdesia e tyre, që të mësojnë rolin e tyre kundrejt familjes dhe fëmijëve dhe të mësojnë se nuk duhet t’i lënë pas dore fëmijët e tyre nëse duan të mos lihen pas dore prej fëmijëve të tyre kur ata të rriten. Ftoj çdo baba që të mos tregoj kopraci qoftë edhe me pak nga koha e tij kundrejt fëmijëve të tij edhe mos të ndruhet t’i jap sadopak këshillë, dituri, eksperiencë dhe informacion atij, sepse ajo do të fiksohet në mendjet e fëmijëve edhe nëse me kalimin e kohës. Im atë ka vdekur prej njëzet vjetësh kur una isha pesëmbëdhjetë vjeç dhe gjatë gjithë kësaj kohe pesëmbëdhjetë vjeçare ai nuk qe i pranishëm për shkak të udhëtimeve të shumta për motive pune dhe kur kthehej ishte prezenti joprezent për shkak të qëndrimit të tij në më të shumtën e kohës tek shtëpia e tij e parë (puna), gjë që pati shumë ndikim tek unë nisur nga nevoja e përditëshme prindërore që unë si fëmijë kasha, zbrazëtirën e së cilës e ndjeja aq shumë. Ndikimi qe si në jetën time shpirtërore ashtu edhe në atë emocionale. Me këtë rast duam t’i themi çdo prindi, këshillë nga ana jonë, ndonëse asokohe ne nuk e kuptonim siç duhej porse që në fakt n’a bëri shumë dobi, faktin se babai ynë atë pak kohë që kishte e shfrytëzonte duke n’a organizuar pikniqe në vende të qëna dhe në to n’a mësonte gjëra të dobishme, n’a këshillonte, n’a orientonte në shumë gjëra, e pranoj se asokohe ne nuk arrinim t’i kuptonim pasi ishim të vegjël, por që n’a kanë bëri dobi edhe pse nga atëherë prindi im ka njëzetepesë vjet që nuk jeton. Kam edhe një problem të dytë që dua t’a përcjell, faktin se shumë burra dëshirojnë të martohen dhe kenë pasardhës, ndërkaq në të njëjtën kohë bëjnë një jetë si ajo e të pamartuarve, beqarëve, duke mos mbajtur mbi supe kurrfarë përgjegjësie, dhe problemi ndoshta qëndron në faktin se i tilli mendon se përgjegjësia e tij është vetëm sigurimi i parasë, ndërsa për të tjerat mendon se nuk janë përgjegjësi e tij. S’ka dyshim se shumë prindër nëse do e kuptonin realisht rolin e tyre, me lejen e Allahut kishin për të qenë të dobishëm. E lus Zotin tonë të n’a ndihmojë ne dhe ju.

Doktor Xhasimi: Faleminderit motër Fatimja, faleminderit. E lus Allahun t’a mëshiroj me një mëshirë të gjerë prindin tënd. Kemi motër Khadixhen nga Arabia Saudite, urdhëroni.

Khadixhja: Alo, selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam.

Khadixhja: Do doja të jepja një sugjerim për baballarët. Duhet që personi ata që i ka nën përgjegjësi t’i ketë nën kontroll dhe t’i survejojë. Le të shërbej për këtë Kurani që sjell si model të nderuarin tonë Shuajbin -paqja qoftë me të- se sa mirë i edukoi ai vajzat e tij. Në një artikull që bënte fjalë për në Amerikë citohej se disa marinarë mungonin në shtëpitë e tyre gjashtë muaj ose edhe më shumë. U gjet se vajzat e tyre kishin fituar tipare mashkullore dhe vrazhdësi sociale, pra ato nuk ishin si vajzat e tjera normale. Nënkuptoj se kur babai mungon në shtëpi vajzat janë ato që do bartin mbi supe përgjegjësitë dhe kjo do u shkaktojë edhe tipare të vrazhda. Konkluzioni është se babait i del si domosdoshmëri t’i ketë nën kujdestari dhe nën syrin e tij fëmijët e vet me lejen e Allahut.

Doktor Xhasimi: Po, faleminderit motër Khadixhe për telefonatën tënde, faleminderit. Që të dy këto telefonata duhen vlerësuar, realisht motër Fatimja nga Egjipti, sërisht e lusim Allahun t’a mëshirojë babanë tend, por sikurse shpreheshe momentet që ke kaluar me prindin tënd edhe pse ka kaluar kohë dhe ato i takojnë vegjëlisë tënde kanë lënë gjurmë në jetën tënde. Unë sjell ndërmend një prej shokëve babai i të cilit ka ndërruar jetë para dymbëdhjetë vjetësh Allahu e mëshiroftë. Shoku në fjalë po më thoshte, çdo mëngjes në vesh më tingëllon leximi i Kuranit nga ana e tim eti edhe pse ai ka kohë që ka vdekur. Dhe kjo pasi kur ishim të vegjël në mëngjezin e çdo dite ai lexonte Kuran me zë, ndaj dhe e kujtoj mirë këtë. Prandaj themi se të shumtë janë shembujt e baballarëve që kanë patur një personalitet ndikues. Edhe tek ju në Egjipt motër Fatimja sikurse shpreheshe, fëmija i ka sytë tek babai, me kuptimin se babai ka rëndësinë e vet si personalitet i lartë, ka gjurmën dhe hijen e vet, intimitetin e vet, ecjen e vet, lëvizjen e vet, dhe shikon sesi fëmijët këtë e përthithin dhe e kanë veshje të tyren. Prandaj gjejmë se e nderuara jonë Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të- kur e përshkruan të nderuarën tonë Hafsën -Allahu qoftë i kënaqur me të-, thotë për të: Ajo ishte e bija e të jatit, pasi Umari el-Faruku njihej për rreptësinë e tij, e edhe e nderuara jonë Hafsa njihej për rreptësinë e saj, për këtë e nderuara jonë Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të- e përshkruan atë se ajo ishte e bija e të jatit. Kam një telefonat nga Franca. Alo… Po motër Merjemja…

Merjemja: Alo.

Doktor Xhasimi: Po, urdhëroni motër Merjemja.

Merjemja: Po të kaloj tim shoq.

Doktor Xhasimi: Po, patjetër.

Bashkëshorti i Merjemes: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam.

Bashkëshorti i Merjemes: Bëhet fjalë për babain tim. Kur ne ishim të vegjël ai as që kujdesej për ne…

Doktor Xhasimi: Nuk tregonte përkujdes për ty babai yt kur ishe i vogël e ke fjalën?

Bashkëshorti i Merjemes: Kishte një problem shpirtëror… (fjalët nuk janë të qarta)………. Tani unë jetoj në Francë ndërsa ai jeton në Marok.

Doktor Xhasimi: Tani ai jeton në Marok?

Bashkëshorti i Merjemes: Ndërsa unë jetoj në Francë.

Doktor Xhasimi: Ti po jeton në Francë, por lidhjet e tua me babanë si janë tani, me lejen e Allahut duhet të jenë të mira…

Bashkëshorti i Merjemes: …nuk flet.

Doktor Xhasimi: Pra nënkuptohet se lidhjat e tua më babanë tënd ende nuk janë të mira.

Bashkëshorti i Merjemes: Ne tentojmë t’a afrojmë porse ai…

Doktor Xhasimi: Ti po përpiqesh t’a afrosh nënkupton… Allahu të shpërbleftë për këtë telefonatë. Faleminderit, faleminderit. Kam në linjë motër Nurën nga Arabia Saudite, urdhëroni.

Nura: Selam alejkum ue rahmetullah.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam ue rahmetullah, Allahu të dhëntë ymër.

Nura: Do doja doktor Xhasimi të merrja pjesë sot në tematikën tuaj.

Doktor Xhasimi: Urdhëroni.

Nura: Ne jemi të nevojshëm për krijimin e urave lidhëse midis baballarëve dhe fëmijëve. Subhan Allah, shejkh Xhasimi jemi të nevojshëm edhe për një lëvdatë apo nxitje emocionale lidhur me punën e mirë që bëjnë fëmijët gjë që stimulon shtimin e punës së mirë dhe praktikon kutpimet e burrërisë tek fëmija. I dashtuni ynë Muhamedi -lavdërimi dhe paqja e Allaht qoftë mbi të- këtë metodë e përdorte me shokët e tij si në rastin për Ibn Abasin që sillte ujin e pastër kur pyeti kush e ka vepruar këtë? I thanë se ai ishte Ibn Abasi dhe me këtë rast ai bëri lutje për të duke thënë: “O Allah bëje atë fakih (me botkuptim të gjerë) në fe dhe mësoja shtjellimin.” Dhe ai u bë dijetar i madh i këtij kombi. Shejkh i nderuar Allahu te dhëntë shëndet.

Doktor Xhasimi: Ju faleminderit motër Nura. Në realitet motër Khadixhja përmendi një aludim të bukur, përmendi historinë e profetit të Allahut Shuajbit -paqja e Allahut qoftë me të- dhe se si ai i edukoi vajzat e tij. Është vërtetë një akt i bukur ky nga ana e motër Khadixhes, e falenderojmë për këtë shënim. Ai që mediton në të gjithë historitë e Kuranit heton se të gjithë profetët jetuan të tilla situata. E dini historinë e profetit tonë Ibrahimit -paqja e Allahut qoftë me të- me djalin e tij, të nderuarin tonë Ismailin -paqja e Allahut qoftë me të-; historinë e Jakubit -paqja e Allahut qoftë me të- me Jusufin -paqja e Allahut qoftë me të-; historinë e Lukmanit të urtë teksa e porosiste të birin dhe sesi ai ulej me të. Në gjithë historitë dhe jetëshkrimet e profetëve po meditove gjen se ata i mëshojnë konceptit të shoqërisë edukative. Do të vijojmë më tej pas kësaj ndërprerje me lejen e Allahut, n’a ndiqni në episodin e sotëm “Baba qëndromë pranë”.

 

(Ndërprerje)

 

Doktor Xhasimi: Ju urojmë sërisht mirë se keni ardhur në programin tuaj “Familje e Lumtur”. Tema e episodit të sotëm është “Baba qëndromë pranë”. Ka dashur Allahu që telefonatat të jenë vërtetë të shumta dhe tema s’ka dyshim që është shumë ngacmuese “Baba qëndromë pranë”. Teksa nëna është shtylla e shtëpisë po babai çfarë është babai? Unë nuk dua t’a plotësojë vetë shprehjen por dua që ju t’a plotësoni atë. Pra nëna është shtylla e shtëpisë, po babai?… Një ditë prej ditësh, ka ndodhur në Mbretërinë e Arabisë Saudite, një baba hyn në shtëpi dhe fëmija i tij i vogël i thotë o babi sa merrë për një orë, kur shkon në punë sa para e ke orën? Babai normalisht, sapo kishte ardhur nga puna i lodhur ndaj iu përgjigj ashpër dhe me nerva, ç’është kjo pyetje? I tha, o ba, vetëm një pyetje po kam, vetëm po të them sa të paguhet ora? I jati i tha, e kam orën 10 rijal. Djali i tha, o babi a ke të më japësh 10 rijal. Babai u nevrikos dhe i tha, pa ik njëherë o djalë, ik hajde ik në dhomë. Djali iku duke qarë, hyri në dhomë dhe filloi të qante me të madhe. Babai shkoi pranë dhomës ku gjendej djali dhe kur dëgjoi të qarën e djalit zemra iu thye. Shkoi mori 10 rijal, i shkoi fëmisë në dhomë dhe i tha, urdhëro djali im merri, 10 rijal. Aty për aty djali futi dorën poshtë jastëkut të tij, nxorri 10 rijal të vetat të cilat ia bashkangjiti 10 rijalëve që sapo ia dha i jati dhe të gjitha ia dorëzoi të jatit duke i thënë, babi ia ku i ke 20 rijal. Dua të blej nga ty një orë, a mund të rrishë me mua 1 orë dhe unë jam i gatshëm të të jap 20 rijal. Natyrisht, babai u impresionua së tepërmi dhe ky rast qe shkak që jeta e tij të pësoj një transformim të plotë, ashtu që nga një person që ish treguar neglizhent kundrejt familjes së tij, u bë i tillë që iu përkushtua shumë fëmijëve të tij dhe edukimit të tyre, e gjitha kjo falë mësimit që mori nga djali i tij i vogël. Kam në linjë Umu Ejmenin nga Algjeria, urdhëroni Umu Ejmen.

Umu Ejmeni: Alo selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Alejkum selam. Urdhëro Umu Ejmen, të dëgjojmë.

Umu Ejmeni: Alo, me shumë gëzim ju përcjell përgëzimet më të mira i nderuar shejkh Xhasimi për këtë program…

Doktor Xhasimi: Allahu të paqëtoftë, urdhëroni…

Umu Ejmeni: Do doja t’a plotësoja atë që pate filluar pak më parë se nëse nëna është shtylla e shtëpisë babai ç’është? Unë them ai është tavani i saj…

Doktor Xhasimi: Po, është përgjigje e saktë…

Umu Ejmeni: Edhe një ndërhyrje të vogël kisha…

Doktor Xhasimi: Urdhëroni…

Umu Ejmeni: Desha të them se ne kemi nevojë në kohën tonë të qëndrojmë me fëmijët tanë… sidomos në praninë e këtij trafiku të madh…

Doktor Xhasimi: Umu Ejmeni do doja të të falenderoja për përgjigjen “nëse nëna është shtylla e shtëpisë babai është tavani i saj”. Kjo është e sakta. Në fakt kur unë bëra pyetjen producenti përmes kufjeve të transmetimit m’u përgjigj “nëse nëna është shtylla e shtëpisë babai është ndriçimi i saj”. Porse në realitet përgjigja jote është përgjigjja e saktë, pra “babai është tavani i shtëpisë”. Kështu nëna është shtylla e shtëpisë e mban shtëpinë të mos tronditet, përballon problemet dhe telashet, ajo është shtylla, ndërkaq babai është tavani, është ai që prodhon ekuilibrin në shtëpi, është ai çadra e fëmijëve por edhe e nënës që edhe ajo strehohet dhe mbrohet nën këtë çadër. Prandaj prania e babait dhe nënës bëjnë ekuilibrimin e shtëpisë, këtu qëndron stabiliteti familjar dhe këtu qëndron në realitet lumturia. Këtu rreh dhe “Baba qëndromë pranë”… Kam në linjë Khalidin nga Kuvajti, urdhëroni vëlla Khalidi…

Khalidi: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam, mirë se keni ardhur…

Khalidi: Paç shëndet profesor Xhasimi.

Doktor Xhasimi: Allahu të dhashtë shëndet gjithashtu edhe ty.

Khalidi: Unë, më ndje, të konsideroj ty vëllanë tim më të madh, kam që prej gjashtë vjetësh ose më shumë që e ndjek emisionin tuaj.

Doktor Xhasimi: Allahu të paqëtoftë.

Khalidi: Kam përfituar vërtet shumë prej jush…

Doktor Xhasimi: Allahu të dhëntë ymër.

Khalidi: Kam kontaktuar në vazhdimësi me ju dhe një herë u gëzova shumë kur iu përgjigje emailit tim që u pata sjellur me internet…

Doktor Xhasimi: Allahu të paqëtoftë.

Khalidi: Lidhur me temën e episodit unë në fakt kam qenë babai për të cilin, pa dashë t’a lavdërojë veten, ti po flet për të, që është i pranishëm në shtëpi dhe që fëmijët e tij përfitojnë prej tij nga eksperianca e tij në jetë. Kam patur shyqyr Zotit rezultate të larta në arsimim… Porse ajo çfarë tani po ndodh është se i vijnë njeriut pengesa që s’din ç’të bëj, pengesa dhe probleme herë nga gruaja, herë nga njerëzit e gruas, herë nga puna, sa për informacion unë kam diplom inxhinierie, ndaj dhe më duhet kohë dhe përqëndrim në punën time. Kam tentuar të siguroj kohë të lirë por ajo që kam mundur është të kem mundësi të shkëputem qoftë çerek apo gjysëm ore që të qëndroj me fëmijët e mi, t’u bëjë dobi dhe t’ju vijë në ndihmë, pasi e ndjej se ata janë mesazh i qartë në jetën time. S’e di se a jam ku duhet, më thoni…

Doktor Xhasimi: Mirë e bëftë Allahu.

Khalidi: Qofshi me shëndet.

Doktor Xhasimi: Faleminderit vëlla Khalidi për telefonatën tënde, faleminderit. Kam në telefon motër Khadixhen nga Sudani.

Khadixhja: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam.

Khadixhja: Për Allahun që tema është shumë e mirë, shumë e rëndësishme. Duhet që baballarët të kenë prezencë në shtëpi pasi fëmijët kështu mësojnë prej tyre. Ka baballarë që nuk udhëtojnë jashtë, në shtëpi qëndrojnë por nuk u bie ndërmend për fëmijët e tyre, në mëngjes fëmijët shkojnë në shkollë, babai vjen në darkë dhe i gjen në gjumë, gjë që përsëritet rutinë… Është domosdoshmëri që babai të kontaktojë me fëmijën e t’a kuptojë atë, dhe sigurisht që një gjë e tillë ndikon në anën shpirtërore të fëmijës…

Doktor Xhasimi: E saktë, e saktë…

Khadixhja: Duhet babai të ulet me ta, t’u tregoj ndonjë histori, të bëhet pjesë e shqetësimeve të tyre, t’i pyes se si kaluan në shkollë. Ka prind që s’e din as se në ç’klasë e ka fëmijën…

Doktor Xhasimi: Në rregull motër Khadixhe, mesazhi është i qartë dhe besojmë se arriti, faleminderit. Kthehemi sërisht në Suedi me vëlla Uthmanin.

Uthmani: Selam alejkum doktor.

Doktor Xhasimi: Alejkum selam. Unë thashë se te ju tani duhet të ketë borë, saktë apo jo?

Uthmani: Po, po. Edhe moti potuajse gjatë gjithë vitit është i ftohtë.

Doktor Xhasimi: Ma she Allah.

Uthmani: Do kisha dëshirë të ndërhyja në temën në fjalë lidhur me largimin e baballarëve nga feja dhe nga Tradita Profetike e të Dërguarit -lavdërimi dhe paqja e Allaht qoftë mbi të- lidhur me edukimin e fëmijëve. Profeti -lavdërimi dhe paqja e Allaht qoftë mbi të- ka thënë: “Gjithsecili nga ju është kujdestar dhe gjithsecili nga ju është përgjegjës për kë ka në kujdestari”, e si të bësh do t’a bëjnë. Fëmijët e tu sot janë po ata që do keshë kur të plakesh. Është proces mbjellje që më pas të korrësh. Për mendimin tim për atë burrë që qëndron larg fëmijëve të tij nuk mund të gjendet asnjë justifikim, cilido qoftë titulli i tij i punës, cilado qoftë puna që bën. Dihet se si fëmija ka nevojë për kë t’a ndjejë, ka nevojë për babë, është i nevojshëm… Të gjithë sjellim ndërmend duart e baballarëve tanë mbi ballin apo trupin tonë kur kemi qenë të sëmurë. Të falenderoj dhe të kërkoj ndjesë që e zgjata.

Doktor Xhasimi: Përkundrazi, ju faleminderit.

Uthmani: Është vërtetë kënaqësi të të dëgjosh doktor Xhasimi…

Doktor Xhasimi: Allahu të dhashtë ymër vëlla Uthmani, faleminderit për pjesmarrjen tënde. Kthehemi sërisht me vëlla Khalidin nga Kuvajti i cili paraqiti një çështje që është vërtetë shumë e rëndësishme, por pas motër Merjemes nga Franca, urdhëro…

Merjemja: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam, urdhëroni.

Merjemja: Nëse më lëjoni kisha një pyetje?

Doktor Xhasimi: Urdhëroni.

Merjemja: Unë kam të bëjë me një person që donte t’i kërkonte tim ati dorën time. Të gjithë familjarët e mi qenë dakord për këtë martesë sepse ata e dinë që unë jam vajzë e përkushtuar fetarisht e kështu me rradhë. Problem nxorri vetëm mamaja ime që thotë se personi në fjalë është tunizian ndërkohë që unë jam marokiene, dhe kjo, sipas nënës simë, përbën problem pasi mundet të bëhet shkak për probleme të mëvonshme e kështu me rradhë. Ju shejkh ç’më rekomandoni?

Doktor Xhasimi: Faleminderit motër Merjemja për telefonatën tënde, faleminderit. N’a ndiq në episodin tonë “Baba qëndromë pranë”, do kthehemi sërisht tek ti më pas. Kthehemi tek vëlla Khalidi, të themi nga situatat dhe jeta që të paraqitet e ke gjetur veten nën një trysni të fortë, për këtë ka ndikuar natyra e jetës apo punës që bën. Dikush nga ne ndjehet vërtet fajtor paçka preokupimeve të tij të shumta dhe largësisë së tij nga shtëpia. Nga njëherë, sikurse u shpreh dhe motër Khadixhja nga Sudani, personi hyn në shtëpi duke nxituar dhe gjen se fëmijët e tij janë në gjumë, duke u bërë kjo rutinë e jetës së përditshme. Unë njoh ca prindër që nganjëherë nuk përmbahen dhe i zgjojnë fëmijët nga gjumi që t’i përshëndesin dhe t’i shohin. Nuk ka dyshim se sa në fjalë është si pasojë e sfidave që n’a ballafaqojnë. Unë do mundohem të të japë disa sugjerime që mund të ndikojnë në forcimin dhe përmirësimin e marëdhënieve prind-fëmijë, edhe nëse prindërit janë shumë të zënë me punë. Për shembull t’u telefonosh atyre sa më shumë qoftë kur je larg qoftë kur je në vendbanimin tënd. Të lidhesh në telefon, si për shembull një person i cili ka një vajzë që e quajnë Sara t’i thotë në telefon: Alo, selam alejkum Sara. Si je? Të thotë mirë mirë, po t’a kalojë mamin. I thuaj jo jo vajza ime. Unë tani kam marrë në telefon Sarën, kjo telefonatë është për Sarën, duke e bërë atë kështu shumë krenare teksa ndjen se kjo telefonatë është enkas për të. Kjo e bën atë të ndjehet e vlerësuar. Natyrisht, imagjino, një vajzë vetëm gjashtë apo shtatë vjeçare, apo dhjetë vjeçare, dhe i jati telefon enkas për të, nuk do e harrojë përgjatë gjithë jetës. Kjo nënkuptohet si një gjë e madhe që ti e bëre enkas për të. Idetë e tjera do t’i plotësojmë pasi të marrim këtë telefonatë nga Kuvajti. Me mua në linjë është Umu Muhamed, urdhëroni.

Umu Muhamedi: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam.

Umu Muhamedi: Allahu ju shpërbleftë për programin, jam e hapur kur them se ai po n’a bën shumë dobi, sidomos familjeve që kanë fëmijë. Kisha një ndërhyrje, nënkuptoj se mamaja dhe babai në familje janë ata që përcjellin mesazhin. Unë nuk do të isha përkrah atyre që preokupimin e tyre e kanë që të bëjnë sa më shumë fëmijë por jam me ata që preokupohen më shumë se si t’i edukojnë fëmijët e tyre. Fëmijën tënd t’a kesh objekt të edukimit tënd, atë që s’ja dhe më parë të shohësh se si t’ia zëvëndësosh. Ju përmendët se nëna është shtylla e shtëpisë dhe se babai është tavani që i mbron dhe ku anëtarët e familjes strehohen, madje edhe nëna strehohet tek ai, pasi ai është boshti nga ku nëna vërtitet në realizimin e rolit të saj, ai ka rolin e babait por njëkohësisht tek ai varet dhe roli i nënës. Dihet se fëmijët i ndruhen babait më shumë sesa nënës edhe pse nuk rrinë aq shumë me të sakurse rrinë me nënën. Gjithashtu gëzojnë për babai respekt më të madh se për nënën. Nëna përbën përkujdesin ndërsa babai rreptësinë dhe mbikqyrjen. Kështu nëse roli i babait mungon, fëmijët do kenë model vetëm nënën, gjë që do i bëjë të çoroditen. Ku janë baballarët, ku janë, ndaj dhe shohim të rritet koeficienti i krimeve. Kur babai mungon në familje fëmijët modelin e tyre e marrin nga jashtë familjes, vihen nën mbikqyrje të të huajve, kërkojnë kë t’i përkrah shpirtërisht jashtë familjes, gjë kjo e cila vlen edhe për vajzën edhe për djalin. Përkujdesia e nënës e vetme nuk mjafton…

Doktor Xhasimi: Umu Muhamed… Ke ndonjë gjë tjetër të rëndësishme që do doje ta përmendje?

Umu Muhamedi: Po, e fundit që do thoja është se fëmija më shumë sesa ka nevojë për para ka nevojë për baba…

Doktor Xhasimi: Faleminderit Umu Muhamed për telefonatën tënde, faleminderit. Kam në linjë motër Mehanë Nga Londra, urdhëro motër Meha.

Meha: Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Doktor Xhasimi: Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu, urdhëroni.

Meha: Thënë në gjuhën letrare arabe, “çdo vajzë mrekullohet pas të jatit”, ndërsa në gjuhën dialektore vjen “sa herë që njeriu lëndohet thotë o babi, o babi, o mami, o mami”. Babai në nivel mbarëpopullor dhe në nivel shumë të gjerë ka prezencën e tij. Mos harro edhe faktin se “baba” në gjuhën arabe është emër që bart kuptim të pamvarur. Ajo çfarë unë nxjerr në pah nga fjala jote është se jo çdo prind është baba, ndërkohë që çdo baba është prind, gjë kjo që vërtetë ia vlen të përmendet…

Doktor Xhasimi: Po.

Meha: Do doja të bëja një koment lidhur me lodrimin, babai duhet të zbresë në nivelin e fëmijës dhe të lozë me ta, pasiqë siç dihet është loja ajo që më së miri i eleminon barrierat midis babait dhe fëmijëve të tij. Ndërsa në Perëndim shejkhu ynë i nderuar, kam vënë re se duke qenë se Mesihu (Jezusi) nuk ka patur baba dhe Merjemja e ndershme nuk ka përjetuar një jetë bashkëshortore, për këtë shkak, institucioni familjar dhe institucioni i babait  atje është anulluar dhe, Allahu n’a ruajtë, për këtë ata prindësinë ia përkatësuan Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar. Së fundi më lejo të përmend një shembull që e solli e shoqja e Obamës kur i jati e fejoi me Obamën. Thotë, nisur nga përkujdesi i madh kundrejt të bijës e mori Obamën në një provim ashtu që e ftoi në fushën e basketbollit për të lozur dhe nga aty të shikonte se si do sillej kandidati i tij për dhëndër kur të ishte në grup. Duke qenë se ai pati sukses në këtë provim të fushës sportive ai ia dha të bijën për grua. Prindi gjithmonë e në vazhdimësi duhet të tregoj përkujdes për fëmijët e tij, pasi në të ardhmen do të jetë ai që vuri gurin e themelit të tyre. Shumë ju faleminderit.

Doktor Xhasimi: Faleminderit motër Meha për pjesmarrjen tënde. Do bëjmë një ndëprerje pastaj do vijojmë me temën e episodit tonë të sotëm “Baba qëndromë pranë”.

 

(Ndërprerje)

Doktor Xhasimi: Ju urojmë sërisht mirë se keni ardhur në programin tuaj “Familja e Lumtur” në temën e episodit të sotëm “Baba qëndromë pranë”.

Abdullah ibn Mubareku -Allahu e mëshiroftë- dijetarë nga superdijetarët e kombit musliman, dijetar i hadithit profetik, një ditë prej ditësh ishte me shokët e tij në luftë të cilëve u bëri një pyetje. U tha, a dini të ketë shpërblim më të madh se shpërblimi në të cilin jemi -teksa ata gjendeshin në llogore, në xhihad-? I thanë, nuk dimë. Tha, është një burrë i dlirë që në atë varfërinë e tij të skajshme ngrihet falet natën dhe shikon fëmijët e tij që janë zbuluar të cilët i mbulon me rrobën e vet. Puna e tij është më e mirë nga kjo në të cilën jemi. Nisur nga kjo, momentet që baballarët kalojnë me fëmijët e tyre janë momente të mbushura të tëra me shpërblim, madje me shpërblim vërtetë të madh. Do donim të sillnim disa ide inteligjente në kompensimin e mangësive tona kundrejt fëmijëve tanë, duke ditur se si babai ndjehet vërtet inferior kundrejt dhënies çfarë u takon fëmijëve të vet. Prej këtyre ideve përmendëm telefonatat e shpeshta me to. Ideja e dytë është që ai kur qëndron me ta qoftë edhe pesë minuta, këto pesë minuta t’i mbush me hare, lojë dhe të qeshura që të duken sikur janë pesë orë. Pika e tretë të hap një bisedë të ëmbël, për shembull kur bëjnë që të hanë, në vend që kur fëmijët hanë në prani të nënës dhe babait duke lozur me lugët, pirunët dhe gotat, babai t’i shikojë si oficer policie duke u thënë, s’dua asnjë zë, mos loz me pirun, o djalë hajt shko lajë duart, djalë mos…, jo se ata janë të njëri-tjetrit dhe janë në një tryezë të përbashkët familjare. Roli i babait duhet të jetë një rol arsimor edukativ. Kur ata, për shembull tre-katër vetë të familjes, babai, nëna dhe fëmijët, ulen për të ngrënë ai t’a shfrytëzojë kohën deri në shtrimin e tavolinës duke bërë ndonjë humor, lojë apo gjëegjëzë që fëmijët të kënaqen dhe t’a vërë në dobi të tyre qoftë edhe këtë kohë të shkurtër. Ky është kuptimi i fjalës baba, baba do të thotë pushteti i babait, do të thotë bazamenti i arsimimit. Kur fëmija vjen e thotë më ka thënë babai kështu kështu, e tillë gjë për të përbën një bazament të fuqishëm, kur citon të jatin ai nënkupton se çfarë po thotë është fjalë e vërtetë. Le t’i shfrytëzojmë për mirë pra edhe këto momente duke i mbështetur dhe inkurajuar fëmijët tanë sa më shumë. Kam në linjë motër Meramin nga Arabia Saudite, urdhëroni Meram.

Merami: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Ue alejkum selam, më ndihmo të lutem duke i koncentruar idetë…urdhëroni.

Merami: Unë jam një konsulente për çështjet e familjes, e specializuar në kurimin e devijancave të vajzave të reja. Jam ballafaquar me shumë probleme për shkak të mungesës së prezencës së babait në shtëpi; të mos hyrjes në bisedime me fëmijët; mungesës së prekjeve të përzemërta, përcjell këtu ankesat e vashave se u mungon prehëri atëror dhe puthjet atërore, dukuri kjo që po përhapet shumë. Kjo ka bërë të shpërqëndrohen nga streha familjare fjalët e ëmbla dhe prekjet e përzemërta, të dalin jashtë strehës familjare, gjë që sa vjen e po ndodh me dendur me të rinjtë, shumica e të cilëve në moshën e adoleshencës. Le të jetë ky një mesazh për çdo baba dhe çdo nënë që të marrin në konsideratë dhe të bëjnë kujdes me fëmijët e tyre sidomos në moshën e adoleshencës, në të cilën shumë transformime i prekin të rejat dhe të rinjtë…

Doktor Xhasimi: Po.

Merami: Strehimi jofamiljar dhe aventuresk ku ata strehohen është shumë i rrezikshëm, dukuri kjo që po përhapet me një formë vërtetë shokuese aq sa ne nuk po arrijmë t’a pranojmë atë që po ndodh lidhur me këtë dukuri…

Doktor Xhasimi: Po motër Merami, së pari të falenderoj për telefonatën, së dyti ne në episodin e javës së ardhëshme do diskutojmë rezultatet negative dhe problemet që ndodhin në shtëpitë tona kur baballarët nuk prezantojnë në shtëpi, në të cilin do të kishim dëshirë të mos n’a mungosh me pjesmarrjen tënde in she Allahu. Faleminderit motër Merami, faleminderit. Kam në linjë vëlla Nasirin nga Norvegjia, urdhëroni.

Nasiri: Mirëse të gjeta doktor.

Doktor Xhasimi: Urdhëroni.

Nasiri: “Baba qëndromë pranë”, më tërhoqi doktor dhe sakaq e gjeta veten në ndjekje të këtij episodi…

Doktor Xhasimi: Allahu të paqëtoftë.

Nasiri: Allahu të ruajtë.

Doktor Xhasimi: Urdhëroni.

Nasiri: Kisha vetëm një koment doktor, unë fëmijët e mi nuk i kam bërë për vete, cila është zgjidhje për këtë gjë?

Doktor Xhasimi: Mirë, in she Allahu do bëhet më e mira, faleminderit vëlla Nasiri për këtë ndërhyrje, faleminderit. Çështja që përmende është një çështje vërtetë shumë e rëndësishme por para se të përgjigjemi lidhur me të vëlla Nasiri na lejo t’i kthehem motër Mehasë  nga Londra që telefonoi pak më parë dhe para saj ishte një tjetër, motër Merjemja nga Franca, e cila bëri një pyetje fikhu nëse është apo jo e lejuar e tillë gjë, unë asaj i them t’i drejtohet një programi që ne këtu në Ikra e kemi titullar “Në Mikpritjen e Sheriatit” që jep gjykime sheriatike lidhur me pyetjet e të interesuarve, ose të n’a shkruaj në adresën tonë elektronike të kanalit televiziv Ikra ku gjithashtu u vijmë në ndihmë të inetersuarve me gjykimet sheriatike përkatëse për pyetjet e tyre. Ndërsa përsa i përket motër Mehasë nga Londra i them e hape bisedën tënde me një fjali të bukur “çdo vajzë mrekullohet pas të jatit”, përmende për ne edhe përkatësinë e varfër familjare të jomuslimanëve, gjë që s’ka dyshim se është një çështje shumë shokuese, prandaj popujt tanë muslimanë i kanë quajtur popujt e familjeve të mëdha, nënkuptoj me “ne” viset arabe dhe islame, pasi mbarë muslimanët janë njerëzit familjarë. Nuk nënkuptoj se në Perëndim nuk është evidente familja, edhe ata posedojnë familje, porse ne jemi të avancuar fetarisht, falë mbështetjes që mësimet fetare të Sheriatit i kanë dhënë familjes në Islam, i cili i mëshon familjes, e ka atë në qendër të vëmendjes si dhe nxit në interes të familjes dhe konsolidimit familjar, gjë të cilën do t’a dëshmosh në lidhjen e pazgjidhëshme familjare si dhe do t’a dëshmosh më së shumti në ndërlidhjen e ngushtë midis gjeneratës së baballarëve dhe asaj të fëmijëve. Motër Merami nga Saudija, më beso se do t’a dëshiroja së tepërmi pjesmarrjen tënde në episodin e ardhshëm dhe hulumtimi që paraqite ishte vërtetë i rëndësishëm. Edhe unë jam në dijeni të shumë historive nga ato që përmendje, vjaza katërmbëdhjetë vjeçare apo pesëmbëdhjetë vjeçare marrin iniciativën të flasin me djem të rinj, të hypin me ta në makinat e tyre dhe të shkojnë e vijnë me ta. Për Allahun, nga çfarë kujtojë unë kur ishim të vegjël në moshën pesëmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeçare, ne nuk ishim të pacipë por na mbulonte morali dhe edukata. Kishim turp kur shikonim në pazar ndonjë grua apo vajzë. Unë them se çështja është e tillë për shkak të vakumit fetar, lënia mënjanë e fesë. Ne po flasim për moralet e njërit prej nesh asokohe që kishte turp t’i fliste një vajze e lëre më të fliste një vajzë, kjo merrej për të madhe dhe shokët të qeshnin dhe talleshin. Si flet me një vajzë që s’e njeh, a nuk ka turp ajo. Ndërsa tani s’është puna thjesht se hyjnë në muhabet por i gjenë të shkojnë e vijnë me makina pa frikë e pa moral. Kjo tregon edhe për fenë e tyre dhe tonën që është dobësuar. Nuk bëhet fjalë për pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë vite më parë porse vetëm për pesëmbëdhjetë apo njëzet vjet. Çështja është vërtetë alarmante. Një vajze shtatëmbëdhjetë vjeçare që kish ikur me një djalë, kur i fola më tha, ç’të bëj jam privuar nga puthja atërore, dashuria atërore, nga shtrëngimi atëror, donacioni atëror, prekja atërore. Edhe prehri i nënës më ka munguar. Kam humbur çdo dashuri, çfarë mund të bëj?! Këto fjalë janë vërtetë për t’u shqetësuar, unë jam plotësisht dakord me ty motër Merami. Përpara se të përgjigjem vëlla Nasiri nga Norvegjia kam në linjë vëlla Tehsinin nga Jordania, urdhëroni.

Tehsini: Selam alejkum.

Doktor Xhasimi: Alejkum selam, mirë se vini.

Tehsini: Si jeni doktor?

Doktor Xhasimi: Allahu të dhashtë ymër, urdhëroni.

Tehsini: Doktor unë mendoj se përgjatë gjithë epokave gjeneratat janë në konflikt, kemi konflikt midis gjeneratave në moshën e rinisë dhe atyre në moshën e fëmijërisë, pasi këto gjenerata në fakt i përkasin moshave të ndryshme, gjë që bën të kenë konkflikte dhe kontradikta në ide dhe brumosje përkundrejt të gjitha çështjeve që prekin jetën e këtyre gjeneratave, gjë që nga ana tjetër bën që në formimin familjar të mbeten hallka të humbura, e këto hallka të humbura janë pikërisht hallkat e konsolidimit familjar…

Doktor Xhasimi: Po.

Tehsini: Konsolidimi familjar duhet që të vendoset mbi standarte, parime, traditën e pastër, fenë, moralet e shoqërisë në të cilën ky individ jeton, ku ky indvid formoi me bashkëshorten e tij familjen. Nëse familja dhe fëmijët që jetojnë në këtë familje janë të konsoliduar dhe të konfirmuar në këtë familje, familja e tillë i përngjason institucionit, korporatës, ose shoqërisë që i nënshtrohet ligjit. Momentalisht familja në Botën Arabe dhe në Botën Islame nuk i nështrohet një ligji të shkruar të cilin do mundte t’a lexonte si burri ashtu edhe gruaja, ashtu edhe fëmijët që kështu të formohen edhe nga ana kulturore…

Doktor Xhasimi: Mirë pra vëlla Tehsini, kuptimi i kësaj është se ti shikon se konsolidimi është gjëja kryesore në ndërtimin e familjes… Faleminderit vëlla Tehsini për pjesmarrjen tënde, faleminderit. Kthehem sërisht tek vëlla Nasiri nga Norvegjia që ka të bëjë me rastin kur personi si baba i don fëmijët e tij dhe do të qëndroj me ta, porse ata nuk duan. Kjo është një tendencë shumë e rrezikshme të cilës unë do doja t’i përgjigjesha në episodin e ardhshëm pasi ajo është një çështje shumë e rëndësishme.

Së fundi do doja t’a mbyllja me një histori që vjen nën tematikën e shqyrtimit të sotëm “Baba qëndromë pranë”. U bashkuan një grup djemsh dhe vajzash të një familje dhe i thanë të jëmës, o mami pse babai nuk rrinë me ne, nuk qëndron me ne, nuk ulet me ne, rrinë vetëm jashtë shtëpisë, pse babai ynë, pse babai ynë? Filluan të pyesnin e të pyesnin, ndërkohë u kërkoj falje telefonave që po bien por që s’mund t’u përgjigjemi pasi koha në dispozicion është ngushtuar, dhe duam që këtë episod t’a përfundojmë me këtë histori të fundit. Pra thanë pse e pse? Tradita e nënës natyrisht është që e justifikon babain, u tha, babai juaj është i zënë me punë dhe nuk mundet… I thanë, o mami qëndro jashtë kësaj dhe na e le ne t’a zgjidhim problemin. Nëse ti nuk di si ta kurosh këtë problem ne dimë si t’a zgjidhim problemin që babai ynë nuk qëndron me ne. U tha, në rregull jua kam lënë juve në dorë. Rregullojeni ju problemin e babait tuaj që ç’është e vërteta gjithmonë mbeti jashtë dhe nuk gjen kohë të qëndrojë me fëmijët e tij. U mblodhën së bashku fëmijët. Habibi dhe Tajibi qenë të parët që folën dhe thanë na lini të jemi të hapur me babain. I dyti foli Anifi që tha na lini t’ia mbyllim derën që të mos ketë mundësi të hyjë në shtëpi. I treti, që ishte vajza, tha, jo jo. Unë kam një ide, le të bëjmë një skenarizim të marrim kamerën dhe të filmojmë aktivitetitn tonë në shtëpi. Njëri prej djemve duke mësuar, njëra prej vajzave duke lozur, nëna duke gatuar. T’i filmojmë këto fragmente nga aktiviteti shtëpiak, pastaj t’ia vemë filmin t’a shohë babit dhe t’i themi cila është gjëja që mungon në këtë film? T’a vëmë kështu në lojë babain. Të gjithë e pëlqyen idenë, sollën kameran, filmuan secilin nga fëmijët duke bërë një aktivitet të caktuar, nënën duke gatuar, e kështu me rradhë. Pastaj, kur erdhën pushimet u ulën me të jatin dhe i thanë, o babi ne kemi një konkurs, do të vemë të shohësh një film dhe duam prej teje të gjeshë se çfarë mungon në të? Puna shkoi ashtu që fëmijët qenë të gjithë bashkë, nëna ishte në këmbë duke soditur atë që po ngjante nga aty pranë, e futën filmin në video dhe babai filloi t’a shohë. Në film njëra vajzë lexonte, njëri djalë lozte top, vajza e tretë bënte një punë shtëpie, nëna gatuante. E pyetën të jatin, këtij filmi i mungon diçka, ç’është ajo gjë që i mungon? Babai heshti. I thanë hë o babi çfarë mungon? Përgjigju babi? Padyshim që babai nuk dinte se çfarë përgjigje t’u jepte, por u tha:”Ma she Allah! Duket qartë që ju jeni të lumtur dhe të gëzuar, luani, dëfreni, hani e pini.” Fëmijët i thanë:”O babi! Prej teje kërkojmë që të zbulosh se çfarë i mungon këtyre filmimeve!? Babai u mendua, por përsëri nuk e gjeti. Atëherë, fëmijët i thanë njëzëri:”O baba! Ajo që u mungon këtyre filmimeve je pikërisht ti.” Babai u prek shumë nga kjo dhe që atë ditë, vendosi që t’u qëndrojë fëmijëve të tij pranë…

Në episodin e ardhshëm do trajtojmë problemet negative ndërfamiljare ndër të cilët edhe pyetjen e vëlla Nasirit nga Norvegjia, do vijojmë ashtu që të vendosim kritere dhe standarte, që me lejen e Allahut lumturia të bëhet traditë.

Selam alejkum!

 

(Visited 27 times, 1 visits today)
Top