Domingo, 2/4/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Avokatët e Mursit: Ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të presidentit

Avokatët e Mursit: Ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të presidentit

Mursi

Ekipi ligjor i mbrojtjes së presidentit egjiptian Muhamed Mursi tha se nuk ekzistojnë fakte për ta dënuar zotëri Mursin.

Njëri nga avokatët e Mursit pohoi se ka pasur shkelje të rënda të të drejtave dhe lirive të presidentit të zgjedhur. Ndër to, ai ceku se ndalimi i tij i vazhdueshëm në një vend të fshehtë është bërë pa ndonjë bazë ligjore apo kushtetuese.

Ndërkohë gjyqtari i ngarkuar me marrjen në pyetje të presidentit egjiptian Muhamed Mursi ka hedhur poshtë raportet se ai kishte zgjatur paraburgimin e liderit për 15 ditë të tjera.

Të hënën, mediat lokale raportuan se gjykatësi kishte zgjatur paraburgimin e Mursit për 15 ditë të tjera në pritje të hetimeve për gjoja se “komplot”.

Gjykatësi tha se publikimi i lajmeve në lidhje me rastin ishte një shkelje e urdhrit të lëshuar muajin e kaluar, lidhur me procedurat për rastin Mursi.

/mesazhi/