Terça-feira, 19/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Atyre që shajnë, thuaji: durim, se bota rrotullohet!



Atyre që shajnë, thuaji: durim, se bota rrotullohet!

KËSHILLË MADHËSHTORE🎉

🎐 Ibnul Kajim ka thënë: “Nuk ka njeri që nënçmon vëllanë e vet për shkak të një gjynahu, veçse do të sprovohet me atë gjynah. Nëse të vjen lajmi që filani ka bërë një gjynah thuaj: -Allahu na faltë ne dhe atë!”

🎐 Abdullah Ibn Mes’udi ka thënë: “Uallahi, nëse dikush nënçmon një burrë që pi qumësht nga një qen, edhe ai do të pijë qumësht nga një qen.”

🔎 Mos i përndiq duke i përgjuar njerëzit!

🔎 Mos u përpiq të zbulosh të metat dhe gabimet e tyre!

🔎 Mos i nxirr sekretet e tyre!

🔎 Mos i përgjo ata!





🔎 Merru me veten tënde!

Atyre që shajnë, thuaji: durim, se bota rrotullohet!

Mos nënçmo askënd pse biri apo bija e tij nuk janë të devotshëm apo bëjnë gjynahe!

Mos thuaj kjo është vepër e prindërve të tyre, sepse ti nuk i di arsyet e tyre, ti nuk e di mundin e tyre në këshillimin e fëmijëve të tyre…

A nuk e di që biri i Nuhut (alejhi selam, edhe pse ishte profet dhe e këshillonte) është në zjarr?

(Visited 4 times, 1 visits today)