Segunda-feira, 22/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Atrofia



Atrofia

Atrofia

Atrophia (a — negacion; tropheo — ushqehem) paraqet zvogëlimin e përfituar të organeve për shkak të zvogëlimit të vëllimit ose numrit të qelizave. Organi i atrofuar me parë ka qenë i zhvilluar plotësisht, gjë që e dallon atrofine nga:
1. Aplasio (a — negacion; plaseo — ndertoj, krijoj lat.) proces gjatë te cilit një organ nuk është zhvilluar aspak.
2. Hypoplasio (hypo — nen nivel; plaseo — ndertoj, krijoj lat.), proces gjatë të cilit një organ nuk është zhvilluar plotësisht (me madhësi normale).
Shkaqet për paraqitjen e atrofisë janë çrregullimet në
– sjelljen e materieve ushqyese deri te indet dhe organet
– largimin e materieve metabolike (të panevojshme) nga organet, dhe
– rregullimi neural dhe hormonal i organeve.
Ekzistojne disa lloje të atrofise:
1. Atrofia fiziologjike:
– Atrofia e timusit në moshën e adoleshencës (pubertetit)
– Atrofia senile e cila paraqitet te pleqtë.
2. Atrofia patologjike:
1 – Atrofia e përgjithshme ose kaheksia paraqitet per shkak të:
– mungeses së ushqimit (uria nëpër kampe të përqendrimit ose gjate luftes)
– pengesave në të ushqyer (tumori i ezofagut)
– sëmundjeve të sistemit gastrointestinal te të cilat ushqimi i futur nuk tretet dhe nuk shfrytezohet
– sëmundjeve kronike të cilat e rraskapitin organizmin (kanceri,tuberkulozi)
– çrregullirni i hipofizes.
2 – Atrofia lokale përfshin pjesë të kufizuara të trupit. Ajo paraqitet për shkaqe të ndryshme:
– Atrophio ex inactivitatem (atrofia nga joaktiviteti) paraqitet kur një organ ose pjesë e trupit, për shkaqe të ndryshme nuk mund ta kryejë funksionin e duhur: p.sh. të gjymtyrët e thyera atrofon muskulatura për shkakë të gipsit dhe joaktivitetit.
Supozohet se ky lloj i atrofise është pasojë e qarkullimit të zvogëluar të gjakut (e me të edhe të materieve ushqyese) në organet joaktive.
– Atrofia nga shtypja paraqitet në organet të cilat janë të shtypura nga masat e huaja: neoplazma, guret etj. e cila shtypje e komprometon qarkullimin e gjakut në organin ku paraqitet atrofia.
– Atrofia vaskulare paraqitet kur ngushtohen enët e gjakut të cilat e ushqejnë organin, siç është rasti te arterioskleroza (trashja e murit të arterieve dhe ngushtimi i vëllimit të tyre).
– Atrofia endokrine paraqitet në gjëndrat me sekretim të brendshme kur për shkaqe të ndryshme, funksioni i hipofizës zvogelohet dhe me këtë zvogëlohet funksioni i të gjitha gjëndrave të cilat janë nën udheheqjen e hipofizes: gjëndra mbiveshkore, tireoidja etj.
Ndryshimet patoanatomike të atrofisë janë të shumëllojshme:
– Zvogelimi i vëllimit dhe i numrit të qelizave të organit të perfshirë, që rezulton me zvogëlimin e organit në tërësi.
– Zmadhimi i indit lidhor ose yndyror në organin e perfshirë, me se zëvendësohen qelizat e vdekura funksionale (në këtë rast ekziston mundësia që organi të mos zvogelohet)
– Ndryshimi i sipërfaqes së organit (sipërfaqja bëhet e vrazhdë)
– Ndryshirni i ngjyrës së organit (organi merr ngjyrën e kaftë të ndryshkut — atrophio fusca) për shkak të grumbullimit të pigmentit lipofuscin në qelizat e përfshira.
Pasojat e atrofisë varen nga ajo se a është larguar me kohe shkaku i cili ka sjellë deri te atrofia: nëse është larguar — procesi është reversibël (kthyes) dhe organi kthehet në formën e mëparshme (p.sh. këmba e thyer pas heqjes se gipsit është më e hollë se ajo pa gips, por me kohë trashësia e këmbëve barazohet). Në të kundërten, procesi mund të përparojë deri te humbja e plotë e organit.





Dr. Int. Xhafer Xaferi

(Visited 47 times, 1 visits today)




Top