Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Atëherë përse i gjithë ky stres?

Atëherë përse i gjithë ky stres?

Ibrahim bin Ed’hem kaloi njëherë pranë një njeriu të stresuar dhe i tha: “Do të bëj tri pyetje ndaj mu përgjigj:

– A ndodh në këtë gjithësi diçka pa dëshirën e Allahut?

– A mund ta pakësojë rrizkun tënd diçka që Allahu nuk e ka caktuar?

– A mund të pakësohet jeta jote qoftë dhe një çast të vetëm, nëse Allahu nuk e ka dëshiruar?”

Ai iu përgjigj: -Jo. Pas kësaj Ibrahimi i tha: “Atëherë përse i gjithë ky stres?”

Ali ibën Ebi Talib ka thënë:

Vallë cilës ditë t’i iki

Ditës që është caktuar

Apo asaj që ende jo

Ditës që s’më është caktuar

S’kam pse t’i frikësohem

Ndërsa ditës që më është caktuar

Dot nuk mund t’i shpëtoj

Atëherë përse i gjithë ky stres o robër të Allahut?

(Visited 474 times, 1 visits today)