Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Atë që s’ia do vetes mos ia bëj as tjetrit!



Atë që s’ia do vetes mos ia bëj as tjetrit!

Tregohet se një luaneshë kishte lindur dy këlyshë. Një ditë ajo doli për gjah, duke i lënë dy këlyshët e saj të dashur vetëm në shpellën ku jetonte. Ndërkohë që luanesha ndiqte ritualine përditshëm të sigurimit të ushqimit, një kalorës kaloi pranë shpellës ku gjendeshin dy këlyshët dhe me ti vënë re, i vrau me shigjetë, ua rropi lëkurat, i futi në çantë dhe vazhdoi rrugën për në shtëpi.
Kur luanesha u kthye në shtëpi me ushqimin e siguruar, pa dy vogëlushët e saj të masakruar dhe e pushtoi një dëshpërim i thellë. U shemb përtokë nga dhimbja, u përpëlit nga hidhërimi dhe hungëriu nga gjëma që i kishte rënë mbi kokë.
Një çakall dëgjoi hungërimat e luaneshës dhe ia behu aty pranë.
Duke parë përpëlitjet dhe të vajtimin e saj, ai iu afrua dhe e pyeti:”Çfarë ka ngjarë moj zonjë?!”
Luanesha i tha:”Bijtë e mi të shtrenjtë mi ka vrarë një kalorës dhe u ka rrjepur lëkurat, kurse trupat ua ka hedhur në rërën e nxehtë! Ah e mjera unë e mjera!”
Çakalli i tha:”Mbaje veten moj zonjë dhe bëj durim! Kam frikë se ky kalorësi nuk ka ardhur rastësisht këtu, por e ka shtyrë diçka. Kam frikë se atë që kalorësi u bëri vogëlushëve të tu, ia ke bërë ti vogëlushëve të ndonjë kafshe tjetër. Ashtu siç vuan ti për humbjen e dy vogëlushëve të tu, kanë vuajtur dhe vajtuar të gjerët për humbjen e vogëlushëve dhe njerëzve të tyre më të dashur. Prandaj duroje gjëmën që u shkaktove të tjerëve, ashtu siç duruan të tjerët gjëmën që u shkaktove ti! Zonja luaneshë! Ti je e ditur dhe duhet ta kesh dëgjuar thënien e urtë dhe të lashtë se:”Ç’të bësh do të gjesh!” dhe ate tjetrën:”Atë që s’ia do vetes mos ia bëj as tjetrit!”





(Visited 29 times, 1 visits today)




Top