Segunda-feira, 27/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

ATË QË DUHET TA DIJË SECILI BASHKËSHORTË!!

ATË QË DUHET TA DIJË SECILI BASHKËSHORTË!!

gruaja
• ATË QË DUHET TA DIJË SECILI BASHKËSHORTË!! • ..(22)

? Çfarë u lejohet burrit te gruaja me rastin e marrëdhënieve seksuale? ?
Burrit i lejohet që të kënaqet me gruan kur të dëshirojë, si të dëshirojë dhe kudo që të dëshirojë, përveç në një periudhë dhe në një vend.
Koha e ndaluar është koha e menstruacioneve dhe pastrimit pas lindjes dhe burrit atëherë nuk i lejohet që në këtë periudhë të ketë marrëdhënie me gruan.
Vendi që është i ndaluar është vrima anale dhe kjo sipas qëndrimit të dijetarëve është haram. Të këtij qëndrimi janë Abdullah b. Amr b. Asi, Ebu Hurejre, Abdullah b. Abbasi, Ibën Mes’udi.
? A i lejohet burrit që të kënaqet me pjesën e jashtme të prapanicës, pa marrëdhënie seksuale në vrimën anale? ?
Imam Shafiu ka thënë: “Nuk është problematike që burri të kënaqet me prapanicën e gruas së tij pa pasur marrëdhënie seksuale në vrimën anale.”
Qëndrim të njejtë ka edhe El-Makdisi i cili thotë se burrit i lejohet që të kënaqet në mes dy pjesëve të prapanicës, por pa marrëdhënie seksuale në vrimën anale.”
->(Kitabul-kafi, 124/3)<- Ibën Xheuzi e konsideron të ndaluar ejakulimin ndërmejt dy pjesëve të prapanicës, sepse kjo mund të shkaktojë marrëdhënie seksuale në vrimën anale dhe si preventivë e konsideron të ndaluar. ? Cila është dispozita e prekjes dhe puthjes së organit gjenital të bashkëshortëve? ? Kurtubiu në Tefsirin e tij thotë: "Njerzitë kanë mendime të ndryshme se a është e lejuar që burri të shikojë në organin gjenital të gruas së tij dhe njëri prej qëndrimeve është se kjo është e lejuar. Ky është qëndrimi i numrit më të madh të dijetarëve të cilët thonë se burrit i lejohet që me gjuhë ta prekë organin gjenital të gruas së tij. Kadi Ebu Ja'la, dijetar hanbelij thotë se burrit i lejohet puthja, thithja dhe me gjuhë ta prekë organin gjenital të gruas, por gjithashtu kjo i lejohet dhe gruas me qëllim që të arrihet harmonia mes tyre. Në këtë mënyrë do të përgaditen që sa më me epsh duke u kënaqur të përfundojnë marrëdhënien seksuale. Burrit dhe gruas u lejohet që me buzë ta prekin e ta thithin çdo pjesë të bashkëshortit. Të gjitha këto i ka lejuar Allahu i Lartësuar, sikurse burrit ashtu edhe gruas në të njëjtën kohë, sepse gruaja është partnerja e burrit dhe asaj i lejohet ajo që i lejohet burrit. Edhe burrit, edhe gruas u lejohet që ta prekin organin gjenital të bashkëshortit të vet dhe kjo është një lloj kënaqësie dhe nuk ekzistojnë argumente sheriatike për ndalimin e kësaj. ->(Doktor Jusuf el-Kardavi lidhur me këtë çështje ka thënë: “Kur është në pyetje puthja, dijetarët atë e lejojnë. Nuk ka kurrfarë pengese që gruaja ta puth organin gjenital të burrit dhe burri ta puth organin gjenital të gruas së vet. Nëse këtu mendohet në ejakulim në gojën e bashkëshortes, atëherë ndoshta këtu mund të ekzistojë qortimi, por nuk mund të them se kjo është e ndaluar, sepse nuk ekziston argument kategorik që tregon në ndalesën.” Disa dijetarë e kushtëzojnë lejimin e seksit oral me atë që kjo mos t’i dëmtojë bashkëshortët dhe që papastërtia mos të depërtojë në organizmin e ndonjërit prej tyre (vër. Recens.) Dmth edhepse çdo gjë është e lejuar, nuk është e përjashtushme që të aplikohet)<- ------------------------------------------------------------- Pjesë nga libri: "Kënaqësia bashkëshortore" Autor: Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë -------------------------------------------------------------