Sexta-feira, 15/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Astrologjia

Astrologjia

Astrologjia

Astrologjia Islame, (arabisht: ilm al-nujum), paraqet studimin e qiejve nga ana e myslimanëve të hershëm. Në burimet e hershme arabe fjala ilm al-nujum përdorej për të nënkuptuar së bashku astronominë dhe astrologjinë. Në kohën e mesjetës u bë dallimi i qartë mes termit ilm al-nujum (shkenca e yjeve) dhe termit ilm al-falak (shkenca e orbitave qiellore) që i referohet astrologjisë dhe ilm al-haya (shkenca e kuptimit të qiejve), që i referohet astronomisë. Që të dyja fushat i kishin rrënjët në traditën greke, persiane dhe indiane. Skolastikët myslimanë dituritë rreth këtyre shkencave i mësuan nga traditat e këtyre popujve, i studiuan dhe i zhvilluan në nivel shumë të lartë për përdorim praktik në jetën e tyre.
Dallimi i parë semantik mes astrologjisë dhe astronomisë u bë nga al-Biruni në shekullin e XI, megjithëse ai vetë refuzoi të studiojë astrologjinë.[60] Studimi i astrologjisë ishte gjithashtu u përgënjeshtrua edhe nga astronomë tjerë myslimanë të asaj kohe, nga ata ishin al-Farabi, Ibn al-Haytham, Abisina dhe Averroes. Arsyet e tyre për përgënjeshtrimin e astrologjisë ishin edhe për shkak të metodave të përdorura nga astrologët që ishin hipotetike e jo empirike edhe për shkak të pikëpamjeve të astrologëve që shkaktonin konflikt me islamin ortodoks.

(Visited 22 times, 1 visits today)
Top