Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Aspekti Kur’anor dhe shkencor i fenomenit mjekësor i cili mahniti shkencëtarët Skeptikët gjithnjë janë përpjekur të nënvlerësojnë Kur’anin fisnik dhe janë munduar të tregojnë se ajo që gjendet në të është në kundërshtim me shkencën dhe faktet e zbuluara shkencore, dhe që është përplot legjenda dhe tregime të cilat janë larg nga e vërteta […]
Aspekti Kur’anor dhe shkencor i fenomenit mjekësor i cili mahniti shkencëtarët Skeptikët gjithnjë janë përpjekur të nënvlerësojnë Kur’anin fisnik dhe janë munduar të tregojnë se ajo që gjendet në të është në kundërshtim me shkencën dhe faktet e zbuluara shkencore, dhe që është përplot legjenda dhe tregime të cilat janë larg nga e vërteta […]
Aspekti Kur’anor dhe shkencor i fenomenit mjekësor

Aspekti Kur’anor dhe shkencor i fenomenit mjekësor i cili mahniti
shkencëtarët
Skeptikët gjithnjë janë përpjekur të nënvlerësojnë Kur’anin fisnik dhe janë
munduar të tregojnë se ajo që gjendet në të është në kundërshtim me shkencën dhe faktet e zbuluara shkencore, dhe që është përplot legjenda dhe tregime të cilat janë larg nga e vërteta dhe realiteti dhe logjika shkencore.
Si shembull dhe argument të pohimeve të tyre përmendin tregimin kur’anor për djelmoshat e shpellës (kaptina El-Kehf).
Në lidhje me këtë bëjnë këto pyetje: Si është e mundur që djelmoshat të flenë kaq shumë vjet, të flenë me sy të hapur, e pastaj të zgjohen?
E pastaj theksojnë se kjo është në kundërshtim me ligjet e mjekësisë dhe se ky
fenomen nuk mund të shpjegohet nga perspektiva e mjekësisë.
Qoftë i lavdëruar Allahu i Madhërishëm!
Kur do që hasim në kritikën drejtuar kundër Kur’anit, do të gjeni zbulime
shkencore që vërtetojnë dhe argumentojnë të kundërtën: që Kurani është e
vërteta, e jo ajo që flitet kundër tij. Dhe ja mu kjo ndodhë ngase Allahu i
Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:
“Allahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët”. (En Nisaë, 141)
Ernest Kretschmer zbuloi një fenomen relativisht të ri në vitin 1940, e më pastaj këtë fenomen e përshkruan shkencëtarët B.Jennet dhe F.Plum dhe e quajtën “gjendje vegjetative”.Në këtë gjendje pacienti gjendet në gjendje komatoze të zgjuar, sytë e tij janë të hapur, ndonjëherë buzëqeshë, dhe ndien çfarë ndodhë rreth tij dhe është në gjendje të përbijë pështymën e tij. Pacienti është pjesërisht në gjendje të vetëdijshme, duket si të jetë i zgjuar, ndërsa në realitet është në gjendje komatoze të zgjuar. Kjo ndodhë gjatë lëndimeve të kokës ose sëmundjeve të ndryshme.
Studimet që janë bërë me FMRI (Functional magnetic resonance imaging-
rezonanca magnetike funksionale) treguan që truri i njeriut është aktiv gjatë
komës ose në gjendjen letargjike dhe që pacienti në këtë gjendje mund të qëndroj me vite të tëra. Por, ja çfarë i hutoi shkencëtarë: Ç’është ajo që stimulon trurin?Ç’është ajo që mban pacientin në jetë, bile edhe në gjendjen e pavetëdijes së plotë? Dhe çfarë është ajo që bën që pacienti menjëherë të zgjohet dhe fillon të flasë, sikur mos të kishte ndodhur asgjë?
Në fillim shkencëtarët kanë menduar që kjo gjendje është vetëm një gjumë i
thellë, por më vonë u bë e qartë se kjo nuk është gjumë, por një fenomen i veçantë dhe gjendje e pashpjeguar.
Këtu duhet theksuar edhe këtë që pacienti në këtë gjendje ushqehet në mënyrë speciale dhe ushqim special (infusë, sondë nazo-gastrike).
Shkencëtarët thonë se truri i pacientit jep shenja që tregojnë reaksion në mjedis; pacienti nuk mund të lëviz dhe përgjigjet në ngacmimet e jashtme, por është pa vetëdije.
Nëse e shikoni në këtë gjendje, pacienti duket si të jetë i zgjuar; nëse i drejtoheni truri i tij do të reagoj në urdhra, por pacienti është në letargji dhe pa vetëdije.
Djelmosht e shpellës (ashabul Kehf)
Allahu i Madhërishëm në kaptinën El – Kehf na lajmëron për disa djelmosha që besuan sinqerisht në Zotin e tyre dhe të cilët ikën nga sundimtari i padrejtë për ta ruajtur besimin e tyre. Strehim gjetën në një shpellë dhe Allahu i Plotfuqishëm, i nderoi me një mrekulli të madhe që të mbesin si shembull për njerëzit e kohës së tyre, por edhe për gjeneratat e ardhshme.
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë:
“Kur djelmoshat u strehuan në shpellë thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata u zgjuan (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz me njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë”. (El Kehf, 10-12)
Nëse mendojmë për këtë tregim, do të shohim se është e ngjashme me fenomenin mjekësor të përmendur, sipas mënyrës se si djelmoshat e shpellës kanë fjetur dhe kanë lëvizur nga e djathta në anën e majtë.
Shkencëtarët që kanë skanuar trurin e pacientëve në gjendjen vegjetative thanë se rezultatet e skanimit treguan që aktiviteti i trurit të këtyre pacientëve është i ngjashëm me aktivitetin e njerëzve të shëndosh. Pacientët duken tërësisht normal dhe shikuesve ju duket si të jetë i zgjuar. Këtu do të përmendim fjalët e Allahut të Madhërishëm, kur fol për djelmoshat e shpellës:
“Do të mendoje se ata janë të zgjuar ndërsa ata ishin fjetur…” (El Kehf, 18)
Dhe duke përshkruar lëvizjet e tyre nga e djathta në të majtën, e që është reaksion normal që tregon personi kur flenë.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Do të mendoje se ata janë të zgjuar ndërsa ata ishin fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në majtin…” (El Kehf, 18)
Nga tërë kjo mund të konkludojmë se përshkrimi kur’anor i tregimit për
djelmoshat e shpellës është shumë logjik, por ajo që është e çuditshme është se djelmoshat kanë fjetur shumë gjatë – 309 vjet, pa ushqim dhe ujë, por kjo ishte dhunti e Allahut të Madhërishëm për të cilën ne besimtarët nuk dyshojmë fare. Duke folur në gjuhën medicinale, gjumi i cili zgjati shumë vite është një gjë normale.
Shkencëtarët e hutuar
Pacientja amerikane në gjendje vegjetative qëndroi gjashtë vjet, dhe papritmas u zgjua dhe filloi të flas me familjen e saj sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Në gjendje të vetëdijes ishte tre ditë duke biseduar normalisht me njerëzit rreth saj dhe përsëri u kthye në gjendje vegjetative! Mjekët thanë se kjo u zgjua katër herë gjatë gjendjes së saj letargjie. Ajo që huton mjekët është fakti se kjo gjendje nuk është as gjumë e as komatozë. Është e mahnitshme që Allahu i Madhërishëm i përshkruan në të njëjtën mënyrë gjendjen e djelmoshave të shpellës kur thotë:
“Do të mendoje se ata janë të zgjuar ndërsa ata ishin fjetur…” (El
Kehf, 18)
Dhe në fund konkludimi dhe mesazhi për gjithë ata që ende dyshojnë në Librin e Allahut është:
“Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të
sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që ata do ta ndihmonin njëri-tjetrin”. (El Israë, 88)
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote