Terça-feira, 20/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Askush nuk e gjen aromën e Jusufit, përvec atij qe ka shpresën e Jakubit

Askush nuk e gjen aromën e Jusufit, përvec atij qe ka shpresën e Jakubit

Thuhet se pasi e kishin ndarë Jusufin nga Jakubi a.s. me disa dekada, -e pas bashkimit të tyre-, Allahu e dërgoi engjëllin Xhibril duke i thënë profetit Jakub a.s. këto fjalë:

“A e di ti se përse të kam ndarë nga Jusufi a.s. dhe përse të kam bashkuar me të pas shumë viteve të gjata? Të kam ndarë ngase kur vëllezërit e tij e kërkuan Jusufin, ti iu drejtove atyre duke u thënë “…kam frikë se mos do ta hajë ujku…” (Kur’ani: Jusuf, 13), u frikësove nga ujku e nuk u mbështete te Allahu, dhe të kam bashkuar kur të tjerët u bindën se ai ka vdekur ndërsa ti asnjëherë s’e humbe shpresën dhe mbështetja jote te Allahu ishte e paluhatshme: “O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Kur’ani: Jusuf, 87).

(Visited 20 times, 1 visits today)
Top