Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, prandaj BE parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin. Projektligji për rregulloren e re evropiane për duhanin nuk u pëlqen koncerneve të duhanit Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i Ministrave kanë paraqitur nga një projekt-ligj për rregulloren e re për duhanin, ku ndër të […]
700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, prandaj BE parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin. Projektligji për rregulloren e re evropiane për duhanin nuk u pëlqen koncerneve të duhanit Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i Ministrave kanë paraqitur nga një projekt-ligj për rregulloren e re për duhanin, ku ndër të […]
Ashpërsim i rregullave për duhanin

700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit, prandaj BE parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin. Projektligji për rregulloren e re evropiane për duhanin nuk u pëlqen koncerneve të duhanit
Parlamenti i BE-së dhe Këshilli i Ministrave kanë paraqitur nga një projekt-ligj për rregulloren e re për duhanin, ku ndër të tjera bëhet fjalë edhe për paralajmërime më të mëdha në paketat e cigareve në lidhje me dëmet që shkakton duhani për shëndetin. Tani pas dyersh të mbyllura po diskutohet për gjetjen e një kompromisi mes propozimeve të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave, në të cilin janë të përfaqësuara 28 qeveritë e shteteve anëtare, është tradicionalisht më miqësor ndaj industrisë se Parlamenti Evropian.
Si kryetar i Komitetit të Shëndetësisë socialdemokrati Matthias Groote ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët dhe me sa duket këtë herë propozimet nuk janë shumë larg njëri-tjetrit.
“Çfarë doni të ndaloni akoma”
Betejat për ligjin e ri ishin më forta se kurrë. Nga një letër konfidenciale e koncernit shumëkombësh të duhanit Philip Morris, që i ka rënë në dorë gazetës Süddeutsche Zeitung, merret vesh se sa shumë presion duhet të kenë ndjerë eurodeputetët prej disa muajsh. Vetëm grupi Philip Morris kishte aktivizuar 161 vetë për të bërë lobing në radhët e vendimmarrësve në Bruksel. Lobiistët kanë bërë për çdo anëtar të parlamentit një profil në lidhje me qëndrimin e tij ndaj cigares dhe lirisë për konsumin e duhanit. Më pas këto profile janë përpunuar me të gjitha mjetet, deri në dëm për reputacionin. “Ky lloj i lobimi është si lebër për demokracinë.” mendon eurodeputeti kristian-demokrat Karl-Heinz Florenz.
Karl-Heinz Florenz është një nga figurat e rëndësishme në ligjin për duhanin dhe tregon se lobiisitët ishin përpjekur ta izolonin dhe të ndikonin mbi të me qindra e-maile, telefonata e letra, disa me ton miqësor, disa me lutje e disa të paturpshme. Lajtmotivi i të gjithave qe se prej paralajmërimeve në paketata e cigareve ose ndalimin e substancave kimike në cigare, rrezikohen të mbyllen 100.000 vende pune dhe rrezikohet liria e njerëzve për të vendosur vetë nëse duan apo jo të pinë duhan. Tenori qe “Çfarë doni të ndaloni akoma”.
Por letra dhe ankesa erdhën edhe nga iniciativa qytetarësh dhe nga sindikatat dhe në to dukej sikur kishin kompjuar paragrafe të tëra nga përfaqësuesit e industrisë së duhanit dhe të cigareve.
Lojë e keqe me shifra të gabuara
Si Karl-Heinz Florenz dhe Matthias Groote mendojnë se Parlamenti ka nevojë për lobiistë, sepse askush nuk është specialist për të gjitha fushat. Por sa më tepër u shtua fuqia dhe pushteti i Parlamentit Evropian aq më tepër u shtua edhe numri i lobiistëve. Mendohet se numri i tyre është rreth 30.000 dhe ata i furnizojnë eurodeputetët me informacione shpesh të vlefshme. “Por lobiistët e duhanit dhe të cigareve kanë përdorur argumente të rreme duke u thënë kolegëve të mi, se unë dua të shkatërroj 100.000 vende pune”, tregon Florenz. Kjo është bërë se kur politikanët dëgjojnë se mund të mbyllen vende pune, ata tërhiqen, ndërkohë që shifrat e të punësurave në këtë industri nuk janë kaq të larta.
Thellë në mushkëri
Edhe Matthias Groote dhe Karl-Heinz Florenz u kanë prezantuar eurodeputetëve një shifër. 700 000 vetë vdesin çdo vit nga pirja e duhanit thotë Groote. Ata theksojnë se ligji i ri nuk synon të ndrydhë lirinë e njerëve sa i përket konsumit të duhanit, por për t’i mbrojtur ata. P.sh. tek cigaret me mentol, mentoli mpin rrugët e frymëmarrjes dhe njerëzit e thithin tymin e duhanit edhe më thellë në mushkëri. Prandaj Groote dhe Florenz duan që mentoli dhe substanca të tjera kimike që përzihen me duhanin e cigareve të ndalohen me ligj.
Vendimi i Parlamentit Evropian, të cilin Matthias Groote po e mbron aktualisht kundrejt Këshillit të Ministrave në takimin me dyer të mbyllura, parashikon një ashpërsim të rregullores aktuale për duhanin.
Dy të tretat e paketave të cigare duhet të përmbajnë paralajmërime për dëmet e duhanit dhe fotografi tronditëse, mentoli dhe substancat e tjera kimike shtesë do të ndalohen. Megjithatë, ky vendim nuk është ligj dhe qeveritë e disa vendeve anëtare duan ta favorizojnë nga pak industrinë e duhanit. Por themelet e ligjit janë hedhur dhe lobiistët me sa duket nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre kësaj here.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE