Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Armiku me i madh i muslimaneve dhe njerezve ne pergjithesi eshte shejtani i mallkuar



Armiku me i madh i muslimaneve dhe njerezve ne pergjithesi eshte shejtani i mallkuar

Allahu njeriut ia krijoi një armik i cili ushqen armiqësi të egër ndaj birit të Ademit. Ky armik ec nëpër trupin e birit të Ademit sikur se gjaku dhe ka ndikim të madh dhe përdor shumë hyrje deri tek zemra dhe gjoksi i njeriut. Ky armik është shejtan i cili armiqëson të birin e Ademit prej lindjes e deri në vdekje. Shejtani njeriut tërë kohën i bën vesvese, kurthe, mëkatin ia zbukuron dhe parafytyron në mendjen e tij deri sa kjo ngjall pasion, pastaj pasioni ngjall ide, ideja ngjall epsh, epshi ngjall dëshirë, dëshirë kjo e cila ia bën të harron dëmin dhe dënimin e mëkatit. Ai para syve nuk sheh tjetër vetëm se mëkatin dhe kënaqësinë e tij, derisa shndërrohet në vendosmëri të pakonestushtueshme.

I biri i Ademit atëherë vihet në kërkim të mëkatit, ndërsa shejtani i dërgon ndihmë dhe mbështetje. Në rast se ushtria demoralizohet shejtani i jep kurajo të vazhdon, në rast se vonohet e nuk ngutet shejtani e nxit dhe i jep përkrahje, derisa e drejton robin ka mëkati duke ia organizuar takimin me të nëpërmjet hileve të zbukuruara dhe kurtheve të përsosura. Urvetu ibën Ruvejm, Allahu e mëshiroftë, thotë: ” Isau, alejhi selam, kërkoi prej Zotit të tij t’ia tregon vendin e shejtanit në trupin e birit të Ademit. Kur iu paraqit vendqëndrimi i tij, e pa se kokën e kishte të gjarprit të vendosur mbi thelbin e zemrës, në rast se robi e përmendte Zotin e tij shejtani u fshehte, në rast se nuk e përmendte e vendonte kokën mbi thelbin e zemrës së robit, i fliste dhe i nxiste dëshira”.





(Visited 224 times, 1 visits today)




Top