Quarta-feira’, 28/7/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Argjila dhe bukuria

Argjila dhe bukuria

Dobitë e argjiles
Argjila ka fuqi të madhe të absorbimit, ajo thith, drenazhon dhe largon papastërtitë nga organizmi

Veprimi i saj është antitoksik, rrit imunitetin e organizmit, gjallëron qelizat dhe i furnizon me energji, shpejton procesin e shërimit të plagëve dhe pastron lëkurën, përmirëson absorbimin e ushqimit, vendos balancën e florës në zorrë dhe evakuon materiet helmuese, që janë të dëmshme për shëndetin.

Si përdoret argjila?

Argjila pihet, e përzier me ujë ndërsa për përdorim të jashtëm më së shpeshti në formë të maskave, dhe shtresave. Në gjysmë gote me ujë e shtoni një lugë të vogël me argjile. E lini që të qëndrojë 2-3 orë (bën edhe më gjatë). Në mëngjes, ende pa ngrënë kafjall, e përzini lëngun dhe e pini. E pini vetëm ujin (sidomos në fillim), pritni që argjila të bjerë në fund të gotës. Gjatë kësaj kure me argjilë, duhet që ta rritni konsumimin e ujit për ta shpejtuar procesin e largimit të materieve të dëmshme nga organizmi. Konsumimi i argjilës nuk bën të zgjasë më shumë se tri javë. Efekti i argjilës është jashtëzakonisht i fortë, organizmi reagon ndaj saj, kështu që nganjëherë mund t’ju duket sikur gjendja po përkeqësohet, por, duhet të këshilloheni me mjekun para se të filloni me përdorim të argjilës me qëllim të shërimit. (Kujdes ju rekomandohet nëse keni shtypje të lartë të gjakut, nëse vuani nga astma dhe alergjitë).

Argjila dhe bukuria

Argjila përdoret edhe sikur mjet natyral për kujdes ndaj lëkurës së fytyrës dhe trupit. Është shumë efikase në trajtimin e ndryshimeve në lëkurë dhe në rigjenerimin e saj. Mund të përdoret në formë të maskës ose në vaskë me ujë të ngrohtë. Në vaskë absorbohet lehtë, ka efekt pozitiv në tërë organizmin, sepse relakson, largon lodhjen dhe stresin, ndërsa lëkura bëhet e shëndetshme, e butë dhe elastike. Vaska me glinë redukton tensionimin e muskujve dhe dhimbjet në nyja.

Vaska

Në ujë të ngrohtë e shtoni argjilën në formë pluhuri. Qëndroni në vaskë rreth gjysmë ore. Për të ndikuar barabartë në tërë trupin, e lyeni trupin me argjilë dhe lëreni deri kur të fillojë të thahet. Më pas e mënjanoni tërë argjilën nga lëkura (me një dush të gjatë me ujë të vakët). Kjo vaskë relakson, largon helmet dhe kontribuon në bukuri të lëkurës.

Maska

Maska me argjilë përdoret për pastrim të thellë të lëkurës: Argjilën e përzieni me pak ujë të ftohtë, e aplikoni në fytyrë (shmangeni zonën rreth syve dhe buzëve). Pas 10 minutave e shpëlani me ujë të vakët. Megjithatë, kjo maskë më e mira është për lëkurë të yndyrshme, lëkurë të tharë, lëkurën e tharë të fytyrës mund ta thajë edhe më shumë.

Maska për flokë

E përzieni argjilën në formë pluhuri me vaj ulliri. E aplikoni në flokë dhe lëreni që të veprojë rreth 20-30 minuta. Më pas i lani mirë ato. Flokët do të jenë të shkëlqyer, të pastër dhe të butë.

(Visited 403 times, 1 visits today)
Top