Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Terapia me ujë ka efekte mahnitëse në shërimin e sëmundjeve. Shumë njerëz kanë përjetuar përmirësime pozitive në shëndetin e tyre pas praktikimit të terapisë me ujë gjatë rutinës ditore. Ju nuk mundë ta besoni këtë përderisa nuk e provoni edhe vet. Çka është Terapia me Ujë dhe si veprohet ? Herët në mëngjes, menjëherë pas […]
Terapia me ujë ka efekte mahnitëse në shërimin e sëmundjeve. Shumë njerëz kanë përjetuar përmirësime pozitive në shëndetin e tyre pas praktikimit të terapisë me ujë gjatë rutinës ditore. Ju nuk mundë ta besoni këtë përderisa nuk e provoni edhe vet. Çka është Terapia me Ujë dhe si veprohet ? Herët në mëngjes, menjëherë pas […]
Aqua Terapia – Terapia me Ujë !

Terapia me ujë ka efekte mahnitëse në shërimin e sëmundjeve. Shumë njerëz kanë përjetuar përmirësime pozitive në shëndetin e tyre pas praktikimit të terapisë me ujë gjatë rutinës ditore. Ju nuk mundë ta besoni këtë përderisa nuk e provoni edhe vet.
Çka është Terapia me Ujë dhe si veprohet ?
Herët në mëngjes, menjëherë pas zgjimit nga gjumi, (madje ende pa larë dhëmbët) duhet të pini 5-6 gota me ujë. Pastaj ju mundë të lani fytyrën tuaj. Kjo quhet Terapi me Ujë.
Është me rëndësi të ceket se nuk bën të konsumohet asnjë pije apo ushqim të ngurtë të çfarëdo lloji një orë para dhe pas pirjes së këtyre 5-6 gotave me ujë. Gjithashtu duhet të siguroheni që nuk keni konsumuar një ditë përpara aspak pije alkoolike.
Nëse është ë nevojshme mundë të përdoret edhe uji i filtruar dhe i vluar për këtë qëllim. Shtrohet pyetja a është ë mundur që të pihen 6 gota ujë përnjëherësh. Fillimi për disa mundë të jetë i vështirë për të konsumuar 6 gota ujë në mëngjes mirëpo gradualisht do adaptohen. Fllimishtë dukë e praktikuar ju mundë të pini 4 gota pastaj pas 2 minutave edhe dy gota. Pasi të filloni këtë terapi ju do ndjeni nevojën për urinim 2-3 herë gjatë një ore, mirëpo edhe kjo ndjenjë do rregullohet pas një kohe.
Dobia e Terapisë me Ujë
Largimi i stresit, humbje e peshës, lëkurë të freskët, ndjenjë e relaksuar dhe energjike gjatë ditës, tretje e mirë janë disa nga dobitë e mëdha të terapisë me ujë.
Lexoni komentet e mëposhtme të cilat janë dhënë nga përdoruesit e terapisë:
1. Që kur kam filluar përdorimin e terapisë me ujë, kam vërejtur shkëlqim në lëkurën time, shikim më të ndritshëm dhe jam ndjerë shumë i pastër dhe i bukur. Kam vërejtur se unë çdo herë kam lëvizje të zorrëve pas terapisë me ujë dhe kapsllëku nuk më ka ndodhur më.
2. Terapia me ujë është thjeshtë fantastike! Edhe pse më duhet të urinoj disa herë gjatë orës prapë se prak kjo ka kuptim. Mua më bën të ndjehem shumë mirë. Duke iu falënderuar terapisë me ujë. Falënderimi-hamdi i takon Allahut që na e dha ujin për ta pirë.
3. Terapia me ujë është vërtetë e dobishme në mënyrë të mrekullueshme. Aq shumë ka dobi sa që njerëzit të cilët nuk e kanë provuar nuk mundë as ta paramendojnë. Bën që trupi juaj të jetë i pastër nga brenda dhe nga jashtë. U rekomandoj të gjithëve të fillojnë ta praktikojnë terapinë me ujë për të qëndruar vital dhe larg sëmundjeve.
*Rreth Terapisë me ujë
Është e popullarizuar në Japoni dhe Indi ku uji pihet menjëherë pas zgjimit nga gjumi çdo mëngjes. Për më tepër studimet shkencore e kanë vërtetuar vlerën e saj. Më poshtë keni përshkrimin se sit ë përdoret terapia me ujë për sëmundjet e kohëve të mëhershme, gjithashtu edhe për sëmundjet serioze dhe ato modern.
Terapia me ujë ka qenë e suksesshme në shoqërinë Mjekësore Japoneze me një kurim 10% për sëmundjet në vazhdim:
• Kokëdhembja
• Dhembjet e trupit
• Sistemin kardiovaskular
• Artritin
• Rrahjet e shpeshta të zemrës
• Epilepsinë
• Tejngopje me ushqim
• Mbipeshë
• Bronkit
• Astmë
• Tuberkuloz
• Meningjit
• Sëmundjet e veshkave dhe urinare
• Gastriti me vjellje
• Diarreja
• Hemorroidet
• Diabeti
• Kapsllëk
• Të gjitha sëmundjet e syve
• Çrregullimet menstruale
• Veshë dhe hundë
• Sëmundjet e fytit
*Terapia me ujë – Metoda e trajtimit
1. Menjëherë pas zgjimit në mëngjes para larjes së dhëmbëve, pini 4 deri në 6 gota me ujë.
2. Lani me brushë dhe pastroni gojën mirëpo mos hani dhe mos pini asgjë për 45 minuta.
3. Pas 45 minutave ju mundë të hani dhe pini si normalisht.
4. Pas 15 minutave që keni ngrënë mëngjes, drekë dhe darkë mos hani dhe mos pini asgjë për dy orë.
5. Ata që janë të moshuar dhe të sëmurë dhe janë të paaftë për të pirë 4 gota ujë që në fillim, ata mundë të fillojnë duke pirë më pak ujë dhe duke shkuar deri në 4 gota ujë në ditë.
6. Metoda që e përshkruam deri tani do shëroj sëmundjen ë të sëmurëve ndërsa të tjerët mundë të kënaqen me jetën e shëndetshme.
Ja dhe koha e përdorimit në ditë e kërkuar për shërimin e sëmundjeve kryesore:
1. Tension ii lartë i gjakut – 30 ditë
2. Gastriti – 10 ditë
3. Diabeti – 30 ditë
4. Kapsllëku – 10 ditë
5. Tuberkulozi – 90 ditë
6. Pacientët me artit javën e parë duhet të përdorin këtë terapi tre herë në ditë dhe më pastaj javën tjetër fillojnë me terapi dy herë në ditë deri sat ë shërohen.
Kjo metodë e trajtimit nuk ka efekte anësore, përveç që në fillim të kësaj terapie do keni nevojë të shkoni për urinim disa herë.
**Të mirat dhe të këqijat e Terapisë me Ujë
Ne të gjithë kemi dëgjuar rreth pirjes së 8-10 gotave me ujë në ditë. Mirëpo kjo është një sasi e kalkuluar mirë dhe këto gota janë aq sa edhe personi humbë ujë gjatë ditës me anë të aktiviteteve. Andaj këto gota me ujë janë vetëm për të mbajtur në vlerë normale hidratimin e trupit. Sasia e ujit që konsumohet dallon nga aktiviteti i njeriut, klima e vendit ku jeton, mosha etj
*Të mirat e Terapisë me ujë
Marrja e një litre e gjysmë në ditë është praktikisht e padëmshme. Madje ndihmon në nxjerrjen jashtë të toksinave. Marrja me masë e ujit mundë madje të ndihmoj në eliminimin jashtë të disa gurëve të vegjël dhe mineraleve të tjera të dëmshme të krijuara në organizëm dhe njëkohësisht parandalon dehidrimin.
*Të këqijat e Terapisë me ujë
Një rrezik i mundshëm i Terapisë me ujë është marrja e pakontrolluar e ujit. Trupi ynë ka mekanizmat natyralë për tu liruar nga sasia e tepërt e ujit. Nëse ju merrni më shumë ujë se sa që mundë të hidhni jashtë, atëherë ju jeni duke rrezikuar një gjendje të mundshme fatale të quajtur Hiperhidratim apo helmim me ujë. Kjo pastaj mundë të japë për pasojë gjendje siç janë: dështimi i zemrës, sulmi apo dëmtimi i trurit. Andaj nëse keni problem me veshkat apo problem me zemër të zgjeruar, zemër të dobët, mundësishtë konsumoni më pak ujë se që kemi dhënë në këtë terapi. Sipas nevojës konsultohuni me mjekun tuaj familjar apo me mjekun specialist që merret me trajtimin e gjendjes shëndetësore tuaj.
Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD, Preshevë.
Burimi:
1. http://
2. http://www.lifespy.com/
3. http://
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
March 18, 2016 / By M.I 4 Ushqimet që janë ndaluar nga Profeti alejhis selam
March 17, 2016 / By M.I Pija magjike që shëron mbi 50 sëmundje
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
March 8, 2016 / By M.I A e ke ditur?
March 8, 2016 / By M.I Rekomandime për ushqim të shëndetshëm për popullatën madhore nr2
March 9, 2016 / By M.I Cila është mrekullia kur nëna e puth foshnjën e saj?
March 9, 2016 / By M.I Dobitë shëndetësore të arrës
March 9, 2016 / By M.I ILAÇI MË I MIRË PËR QETËSIMIN E DHEMBJEVE
March 9, 2016 / By M.I Si të mbrohemi nga mësyshi, magjia dhe xhindosja
March 10, 2016 / By M.I ÇERTIFIKATA E VDEKJES!!
March 10, 2016 / By M.I GRUAJA (FEMRA) DUHET TA MËSON KËTË!!
March 11, 2016 / By M.I Primula veris-officinalis – L. (agulice,lulpranvere)
March 11, 2016 / By M.I Cicer arietinum L. (Leblebia,çiçrra)