Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Antimoni (Ithmid)

Antimoni (Ithmid)

Antimoni (Ithmid)

Antimoni (ose ithmid, në arabisht) është guri i zi i kuhl-it. Lloji më i mirë i tij gjendet në Asfahan (Iran), por mund ta gjesh edhe në zonat perëndimore. Ithmid-i më i mirë është ai që thërrmohet shpejt, me kokrriza të shndritshme dhe i pastër nga brenda. Kuhl-i, për nga natyra, është i ftohtë dhe i thatë. Ai është i dobishëm për syrin, pasi ndihmon në forcimin e tij dhe të nervit të tij. Ithmid-i shkrin mishin e tepërt përqark ulcerave dhe mbyll plagët, ndërsa pastron zonën rreth tyre. Ai qetëson dhembjet e kokës, nëse përzihet me mjaltë të holluar.

Nëse ithmid-i bluhet dhe përzihet me dhjamë të butë dhe vendoset si kompresë mbi lëkurën e djegur, ai parandalon krijimin e flluskave. Ai ndihmon gjithashtu për shërimin e plagëve të shkaktuara nga djegiet. Ithmid-i është lloji më i mirë i kuhl-it për sytë, sidomos për të moshuarit me shikim të dobët. Në këtë rast, është e këshillueshme që kuhl-i të përzihet me pak myshk (misk).

(Visited 78 times, 1 visits today)
Top