Segunda-feira, 20/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Anemia dhe ushqyeshmeria

Anemia dhe ushqyeshmeria

Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje e shfaqjes së saj është më e shpeshtë tek femrat, dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri).

Në moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë(ushqim).

Shenjat lodhje, takikardi(rrehje e shpejte e zemres), zbehje, gjuhë e lëmuar, thonj të deformuar dhe të thyeshëm (koilonychia). Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe më pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC – angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat hekuri, 325 mg, 3 herë në ditë. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund të jetë sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocite që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza(prodhimi i eritrociteve-rruzave te kuqe) joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjetër, shenjat më të dukshme janë lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).KëshillatKëtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin(thithjen) e hekurit. Për mjekimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha perimet dhe të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe hurma është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja(patligjani). Duhet të marret gjithashtu çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë. Një trajtim i efektshem është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugë te kafesë. Fiku është një frutë, që përmban shumë karbohidrate(sheqerna), albuminë(proteina), yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Shenjat e sëmundjes

1- Lodhje
2- Takikardi
3- Zbehje
Ushqimet
1- Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C
2- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile
3- Fiku, shalqini dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar aneminë
4- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq
5- Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë
6- Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
7- Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke
8- Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja
9- Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

Anemia

Mjekimet me bimë mjekësore, ndikim të madh
Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo çrregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme .

Anemia, transfuzione të rregullta gjaku
Anemia mund të shkaktohet edhe nga helmimi me plumb, i cili frenon enzimën ALA dehidratazë (dehidrataza e acidit aminolevulinik); kjo është një nga enzimat e sintezës të helmit). Sipas shkencëtareve, simptomat si çdo anemi tjetër janë të njëjta: lodhje, takikardi, zbehje, etj.

Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës
Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale (alfa2gama2). Sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për mjekmin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqin, karafil, mastikë dhe sheqer.

Pershtati: Mjekesia Islame