Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Amaneti i mbretit …



Amaneti i mbretit …

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre.

E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes-deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, dijamante, elmase të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës.

E treta: Kur ta ngritni kufomën time lartë në tabut, m’i nxjirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura.





Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotriu im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve?
Mbreti morri frymë thell dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani.
Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhuroj ato dikush nga njerëzit.
Sa i perkët amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se çdo kohë që kemi harxhuar në mbledhjen e pasurisë nuk ka qenë pos hi e pluhur, dhe se ne nuk marrim me vete as copëzat e arit.
Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur ne këtë botë duar bosh, dhe do ta lëmë ashtu, duar bosh!
Kjo është bota.

A ka kush mediton?!!!

(Visited 6 times, 1 visits today)