Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Amaneti e shndërroi në të pasur

Amaneti e shndërroi në të pasur

Amaneti e shndërroi në të pasur

I ka buzëqeshur fati një lypsi, i cili ia ktheu unazën prej diamanti zonjës që i kishte humbur.
Jeta e Billi Harrys ka ndryshuar 180 gradë, një muaj më parë. Teksa kishte qëndruar para një hoteli luksoz duke kontrolluar gotën ku kalimtarët i kishin hedhur monedha për ta ndihmuar, ndjeu diçka të rëndë brenda gotës. Pasi pa që ishte një unazë diamanti, gjëja e parë që bëri ishte se vajti tek një dyqan argjendarie. Pronari i dyqanit i ofroi katër mijë dollarë në këmbim të unazës, por në një moment, Billi ndryshon mendje dhe vendos t’ia kthejë unazën zonjës që e kishte humbur.
Këtë akt mirësie, Billi ia atribuon gjyshit të tij fetar i cili ishte marrë me edukimin e tij që në vegjëli. Akti i Billit ka prekur zemrat e amerikanëve, pasi një lypës kishte refuzuar një shumë kaq të madhe. Megjithatë, amaneti i Billit u shpërblye. Vetëm pas gjashtë javësh nga kjo ndodhi, ai u takua sërish me familjen e tij nga e cila kishte kohë që ishte ndarë. Tashmë ai ka një shtëpi, një punë dhe pasuri të konsiderueshme, e cila e largoi nga rruga e lypjes.
Pasi gjeti unazën e diamantit, Bill iu drejtua një televizioni lokal, ku i kërkon zonjës që e kishte humbur të shkojë dhe ta marrë. Vetëm dy ditë pasi e kishte humbur, zonja e unazës e mori sërish atë. Duke parë gjendjen e mjeruar të Billit dhe bazuar në aktin e tij fisnik, zonja dhe i shoqi, vendosin të hapin një llogari në internet, për të mbledhur shumën të cilën Billi 55 vjeçar, e kishte refuzuar në këmbim të unazës. Surpriza tjetër ishte se nuk u mblodhën katër mijë dollarë, por 185 mijë dollarë.
Veç kësaj, Billi Harrys u bashkua dhe me tre motrat e tij, pas 16 vjet ndarje. Pas gjithë këtyre ndryshimeve rrënjësore në jetën e Bill, ia shton se:”Tashmë jeta ime i ngjan jetës së mbretërve, krahasuar me jetën e mëparshme.”