Terça-feira, 2/6/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Altruizmi..!?

Altruizmi..!?
permaLLImi
Besoj se nuk ekziston altruizmi i pangjyrosur me ego! Po edhe nëse për të nuk ka asnjë , interes dhe shpërblim material apo falënderim formal, përsëri, është diçka ajo që e shtynë altruistin t’i shërbej ndokujt.
Ajo është ndjenja e mirë, të cilën e ndjenë altruisti, si shpërblim dhe dhuratë nga i Pafundmi, si nxitje Hyjnore, për të vazhduar të bërit mirë. Pasi po të mos ishte as edhe kjo, atëherë me siguri që “altruisti” nuk do t’i bënte mirë kurrë, gatise askujt, madje as edhe fëmijës së vetë, sepse njeriu/altruisti, është insan/ nevojtar, dhe ai në mos në këtë mënyrë në tjetrën i plotëson nevojat e tij!
Po sikur të mos ishte kështu, atëherë, teksa Zoti e përshkruan në Kur’an kataklizmën e Ditës së Gjykimit nuk do të thoshte kështu:
“Ditën kur do të ik njeriu nga vëllai i tij, nga nëna dhe babai i tij, nga partneri dhe fëmija i tij!” (Kijame;34-36)
A ik nëna apo babai nga fëmija, bebushi i tij, loçka e tij?! E ta lër me lotë duke qarë e të vrarë?! Po! Atëherë kur drejtpërsëdrejti është në pyetje Egoja e tij. Sepse Zoti vazhdon e thotë:
“Atë ditë çdokujt i mjafton të angazhuarit me Egon e tij!” (Kijame;37)
E kuptove tani?
Njeriu askë s’e do më shumë se sa veten e tij dhe ai këtë pashmangshëm e dëshmon në Ditën e Gjykimit, atë ditë, kur t’i prezantohet përzgjedhja – veten apo bebushin?!
“Të dua më shumë se veten!” – thotë ndonjë gojëëmbël. Por unë s’e besoj këtë, sepse ajo që e bën atë ta thotë këtë, nuk është shpirtpastërtia e tij e skajshme, por, është e mira ime, e cila atij po i falë kënaqësi dhe lumturi, pasi, po të mos ishte as edhe kjo, (interes kaq i pavërejtur dhe i përvjedhur) atëherë kjo fjalë s’do të thuhej nga goja e askujt – asnjëherë!
Në Ditën e Gjykimit të gjithë do thonë: “Vetja, vetja ime!”
Po vallë, ç’ndodhi, ku shkuan e u tretën të gjithë ata zemërmirë që të thoshin: “Të Dua më shumë se veten!” Ç’kanë që po ikin, e të lënë vetëm, madje këtë do ta bëjnë edhe profetët?! Vetëm Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) do të të ndihmoj!
Po Profeti Muhammed?!
Eh Profeti Muhammed
(Visited 107 times, 1 visits today)
Top