Domingo, 21/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Allahu do t´u flasë dhe do t´i përshëndetë banorët e Xhenetit



Allahu do t´u flasë dhe do t´i përshëndetë banorët e Xhenetit

Allahu (xh.sh) thotë: ” Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.”(Ali Imran, 77)

Ndërsa për ata që heshtin ndaj së vërtetës, e cila është plot argumente dhe udhëzim, Zoti thotë: “…dhe as nuk do t´u flasë atyre Ditën e Gjykimit…” (El Bekare, 174). Ky ajet kuranor është argument se Allahu i Madhëruar do t´u flasë besimtarëve në Botën Tjetër, sepse, nëse Allahu nuk do tu fliste robërve të Vet besimtarë, atëherë në këtë aspekt ata do të ishin të njejtë me armiqtë e Tij, të cilëve Zoti nuk ka për tu folur.

Ndër hadithet që flasin për banorët e Xhenetit, kemi dhe hadithin e transmetuar nga Enesi, ku thuhet se : ” Allahu i Lartësuar do tu thotë: ” Unë jam Zoti juaj. Ju i keni besuar premtimit Tim, kështu që më kërkoni tju jap”. Pastaj Ai do tu thotë:” Unë jam i kënaqur me ju dhe do të merrni atë që keni dëshiruar“.
Ebu Hurejra transmeton nga Profeti alejhi selam, i cili ka treguar për banorët e Xhenetit, duke thënë: ” Në atë kuvend secilit Zoti do ti flasë dhe do t´i thotë: ” A e mban mend ditën që ke bërë kështu e ashtu. ” Zoti i kujton atij disa prej gjynaheve të tij, në jetën e dynjasë. Pastaj ai njeri thotë:” O Zot, po a nuk më ke falur? – “Patjetër, – i thotë Zoti, – pikërisht me mëshirën Time ke arritur deri këtu“.
Burejde transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Secili prej jush do të rrijë vetëm për vetëm me Allahun në Ditën e Gjykimit, pa mbulesë dhe pa përkthyes“.





Allahu i Madhëruar ka njoftuar se Ai do t´i përshëndesë me selam banorët e Xhenetit dhe se kjo përshendetje do të jetë e vërtete. Për ta konkretizuar këtë, permendim ajetin Kuranor: ” Atje do të kenë fjalën selam nga Zoti Mëshirues“. Profeti alejhi selam e ka komentuar këtë ajet kuranor në hadithin e transmetuar nga Xhabiri, ku thuhet:” Allahu u shfaqet banorëve të Xhenetit sipër tyre dhe u thotë: ” Selamun alejkum, o banorë të Xhenetit” dhe ata e shohin Atë me sytë e tyre”.

(Visited 16 times, 1 visits today)




Top