Segunda-feira, 16/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave dhe nga të gjitha veset është më i turpshmi

Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave dhe nga të gjitha veset është më i turpshmi

Tradita dhe praktika e Pejgamberit na e ndalojnë në mënyrë të qartë përdorimin e pijeve alkoolike si dhe tregëtinë me to. Muhamedi, paqja dhe shpëtimi qofshin me të, ka thënë:

  1. „Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave dhe nga të gjitha veset është më i turpshmi.“

Sunen Ibën Maxhe

  1. „Çdo gjë që shkakton dehje (nëse përdoret) në sasi të mëdha, ndalohet të përdoret qoftë edhe në sasi të vogla.“

Sunen Ibën Maxhe

Prandaj nuk egziston asnjë arsye që të justifikojë pijen qoftë edhe në sasi të vogla (p.sh. një gllënjkë apo një gotë) të alkoholit.

Jo vetëm ata që pijnë alkool janë mallkuar nga Allahu, por të mallkuar janë edhe ata që janë përfshirë në tregëtinë e tij. Muhamedi (paqja dhe shpëtimi qofshin me të) u tërhoqi vëmendjen myslimanëve që të mos bien pre e tundimit për të arritur shpejt dhe sa më lehtë fitim nga aktivitetet e tyre. Në një nga hadithet thuhet se mallkimi i Zotit do të bjerë ndaj 10 grupeve njerëzish të lidhur ngushtë me të keqen. Allahu ka mallkuar dhe ka paralajmëruar me dënim në ferr (Xhehenem) këdo që::

  • prodhon alkool,
  • porosit prodhimin e tij,
  • pi alkool,
  • transporton alkool nga një vend në tjetrin,
  • porosit transportimin e alkoolit,
  • shet alkool,
  • blen alkool,
  • ka fitime nga shitja e alkoolit,
  • porosit alkool për vete dhe për të tjerët.
(Visited 763 times, 1 visits today)