Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Nga alergjitë ushqimore më shumë preken fëmijët e vegjël, por aktualisht, mjekë dhe kërkues amerikanë e kanë ridimensionuar frikën nga ushqimi, duke rivendosur kufijtë e një ankthi që është shpërndarë drejt asaj që hamë. Kjo frikë është zhvilluar drejt një reaksioni të papritur, një rreziku të padukshëm. Mjekët thonë se, edhe pse këto lloj alergjish […]
Nga alergjitë ushqimore më shumë preken fëmijët e vegjël, por aktualisht, mjekë dhe kërkues amerikanë e kanë ridimensionuar frikën nga ushqimi, duke rivendosur kufijtë e një ankthi që është shpërndarë drejt asaj që hamë. Kjo frikë është zhvilluar drejt një reaksioni të papritur, një rreziku të padukshëm. Mjekët thonë se, edhe pse këto lloj alergjish […]
Alergjitë ndaj ushqimeve, si të mbrohemi ?

Nga alergjitë ushqimore më shumë preken fëmijët e vegjël, por aktualisht, mjekë dhe kërkues amerikanë e kanë ridimensionuar frikën nga ushqimi, duke rivendosur kufijtë e një ankthi që është shpërndarë drejt asaj që hamë. Kjo frikë është zhvilluar drejt një reaksioni të papritur, një rreziku të padukshëm. Mjekët thonë se, edhe pse këto lloj alergjish ekzistojnë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj diagnozave sipërfaqësore dhe atyre të pasakta. Një artikull i publikuar në “Wall Street Journal” tregon kërkimet e fundit dhe se si në shumë raste alergjia është vetëm një formë e ndjeshmërisë së organizmit, që nuk përbën rrezik. Për më tepër aty shpjegohet me hollësi rreth kësaj sëmundjeje që çuditërisht prej kohësh e cilësojmë si shumë të rrezikshme, edhe pse nuk kemi thuajse asnjë lloj informacioni. “Journal of Allergy and Clinical Immunology” shkuan rreth një studimi të bërë në Mançester në Angli: 79 fëmijë kishin rezultate pozitive në testet për alergjinë nga kikirikët, por pas studimeve më të hollësishme u zbulua se 66 prej tyre mund t’i hanin këto produkte pa pasur asnjë problem në organizëm.
Mjekët e Shoqatës Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë kanë treguar se në 125 pacientë, më shumë se gjysma e tyre mund të toleronte ushqime që mendonte se duhej t’i shmangte. “Kur nisa të bëja këtë punë, detyra ime kryesore ishte të bindja familjet që të mos i jepnin për të ngrënë një ushqim të caktuar fëmijës së tyre. Tani përpjekja më e madhe është që t’i bëj këto familje ta rifusin atë ushqim në dietën e tyre”, thotë Hugh Sampson, pediatër në departamentin e alergjisë dhe imunologjisë në Mount Sinai, një shkollë mjekësie në Nju Jork. “Edhe pse një test mund të dalë pozitiv, kjo nuk do të thotë se të gjithë janë alergjikë, sepse ky mund të jetë thjesht një reaksion biologjik. Për të ditur më shumë, shpesh duhet bërë një test që mjekët e quajnë test provokimi në një ambient të mbrojtur.
Zakonisht pozitiviteti është vetëm një vijë kufiri”. Megjithatë, numri i të prekurve nga alergjitë sa vjen e rritet. “Është e vërtetë që është rritur dukshëm numri i tyre”, shton Paolo Pigatto, përgjegjës i dermatologjisë dhe alergologjisë në poliklinikën e Milanos. “Më të përhapura janë rinitet ndaj poleneve dhe dermatitët atopikë. Pikërisht për këtë bindje, shumë njerëz mendojnë se janë alergjikë, por nuk është kështu. Për ta përcaktuar këtë është e rëndësishme të ketë një korrelacion mes përgjigjeve të analizave dhe simptomave, të kuptosh lidhjen që ekziston me historinë e pacientit”. Vitet e fundit, për shkak të intolerancave ushqimore njerëzit po i drejtohen gjithmonë e më shumë analizave specifike apo dietës së kontrolluar. Ajo mes “modës” dhe sëmundjes është një tjetër nyje që duhet zgjidhur. Shumë mendojnë se alergjia ndaj ushqimit dhe mospranimi i ushqimit nga organizmi janë e njëjta gjë. Por kjo nuk është e vërtetë. Mospranimi i një lloj ushqimi nga organizmi është çrregullim metabolik, që nuk ka lidhje me sistemin imunitar. Për shembull, kur disa njerëz hanë peshk, nuk ndihen mirë më pas. Kjo ndodh sepse organizmi nuk e pranon një ushqim të tillë, stomaku nuk është në gjendje ta përpunojë atë, pra problemi lidhet me metabolizmin. Ndërsa tek alergjia, në përpjekje për të mbrojtur organizmin, sistemi imunitar krijon disa lloj antitrupash, të cilët reagojnë ndaj ushqimit dhe kimikateve të tjera, që bëhen shkak për simptoma të alergjisë, që mund të prekin sistemin e frymëmarrjes, sistemin e tretjes, lëkurën dhe sistemin kardio-vaskular. Alergjia ndaj ushqimeve ndodh kur sistemi imunitar reagon ndaj një proteine të veçantë ushqimore.
Tubat bronkialë brenda mushkërive janë si rrënjët e pemëve që degëzohen nga laringu në tuba gjithmonë e më të vegjël, që mbarojnë në qeska të vogla me ajër në mushkëri. Për shkak të helmeve të tepërta në trup, veçanërisht mbeturinave acide, membranat e mukozës, të cilat veshin këto tuba, ngarkohen me papastërti, duke shkaktuar inflamacion dhe acarim të mukozës. Pastaj, gjëndrat bronkiale bëhen mbiaktive dhe myku shfaqet brenda këtyre tubave. Për të neutralizuar këto mbeturina të helmëta, trupi sekreton enzimën histaminë. Në sasi të mëdha, ajo shpesh mund të shkaktojë një reaksion alergjik – gërhitje, kollë, teshtitje, “hundë që kullon”, sy të përlotur – ndërsa pacienti përpiqet të nxjerrë mbeturinat e tepërta. Thithja e ndonjë substance irrituese gjithashtu mund të shkaktojë një sulm të papritur alergjik ose astmatik. Reagimi alergjik, gjithashtu mund të ndodhë si rezultat i konsumimit të disa lloje ushqimesh, pickimet nga insektet etj., duke shkaktuar ekzemë, puçrra, flluska, ose njolla, ndërsa mbeturinat përpiqen të gjejnë daljen përmes poreve të lëkurës.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 21, 2018 / By M.I FARAT E LIRIT
March 21, 2018 / By M.I I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) më porositi me dhjetë gjëra
March 21, 2018 / By M.I KU JETOJNË SHPIRTRAT PAS VDEKJES?
March 21, 2018 / By M.I JA ÇFARË NDODH NËSE MBANI NË GOJË HUDHËR PËR 15 MINUTA
March 21, 2018 / By M.I SI TË LEHTËSONI DHIMBJEN E BARKUT TË BEBIT PËR PAK MINUTA
March 21, 2018 / By M.I 6 SHENJA QË TREGOJNË SE MËLÇIA JUAJ ËSHTË PLOT TOKSINA!
March 21, 2018 / By M.I Burri është dera e gruas, derë për në xhenet
March 21, 2018 / By M.I Vraponi rregullisht, për fizik dhe disponim
March 21, 2018 / By M.I Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut