Wednesday, 21/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Akulli ne lekuren tuaj mund te kete keto perfitime te habitshme!



Akulli ne lekuren tuaj mund te kete keto perfitime te habitshme!

Kubat e akullit per lekuren jane bërë një praktikë popullore në mbarë botën dhe kane efekte të shumta pozitive në lëkurë. Duke luftuar aknet, duke minimizuar poret dhe duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të butë dhe të shëndetshëm për reduktimin e rrudhave dhe trajtimin e rratheve nen sy kjo ben qe gjithnjë e më shumë njerëzit ti perdorin ato 2 here ne dite per trajtimin e fytyres.

Akulli zvogëlon ënjtjen dhe inflamacionin e shkaktuar nga puçrrat e fytyres dhe dhimbje të tjera të fytyrës. Merrni një kub të akullt nga frigoriferi dhe lëreni sa të fillojë të shkrihet përpara se ta aplikoni direkt në zonat e prekura. Nëse vendosni akullin në fytyrën tuaj menjëherë pas marrjes nga frigoriferi, ftohja intensive mund të thyejë kapilarët në lëkurën tuaj pra të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Butësisht masazhoni zonat problematike ku keni vene akullin e shkrire ne forme rrethore.Ky trajtim per puçrrat mund të përsëritet dy herë në ditë, çdo ditë.

Akulli e tkurr lekuren,mbyll poret e zgjeruara dhe i jep lekures tuaj butesi.Gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut,i jep lëkurës tuaj shkëlqim,pengon ënjtjen dhe inflamacionin.

Lufton rrudhat
Zbatimi i akullit në fytyrë sjell më shumë lëndë ushqyese dhe oksigjen në sipërfaqen e lëkurës, gjë që e bën lëkurën tuaj të duket më rinore dhe rrezatuese.

Megjithate ju duhet të shmangni vendosjen e akullit drejtpërdrejt në zona të ndjeshme të lëkurës si zonat përreth syve tuaj.Per kete ju mund të përdorni një pëlhurë si një shtresë mbrojtjeje nga kubi i akullit. Aplikimi i tij ne zonat nën sy zvogëlon inflamacionin dhe enjtjen.Ju gjithashtu mund të ngrini ne frigorifer një kombinim të lëngut kastravecit dhe ujit,menyre kjo e persosur per eleminimin e rratheve te erreta.





Nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme, ju nuk mund ta përdorni këtë metodë. Kushtojini vëmendje të madhe mënyrës se si lëkura juaj reagon ndaj trajtimit. Nëse përdorni akull direkt në fytyrë është shumë e pakëndshme ose nqs shkakton reaksione negative, përdorni një shtresë të holle në vend të aplikimit të drejtpërdrejtë.

Burimi: Relieved

©gatuajshendetshem/j.memeli/