Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ajo kërkoi aq sa desht, ne i dhamë aq sa patëm mundësi

Ajo kërkoi aq sa desht, ne i dhamë aq sa patëm mundësi

“Ajo kërkoi aq sa desht, ne i dhamë aq sa patëm mundësi!” Mbrëmë hyra në një restorant. Para derës qëndronte një lypsar, që herë pas here i fliste shefit të shavormasë. I thoshte, me gjysëm zëri: A mund të më japësh një sanduiç nga tepricat? Shefi ia ktheu: Pse nga tepricat? Do të përgatis menjëherë dy-tre sanduiçë të mirë! Lypsari u turpërua, ndërsa shefi nisi të priste mishin e pjekur… Pasi i përgatiti disa sanduiçe, i vendosi në një qese, së bashku me një pako të mbushur me patate të fërguara, ca turshi dhe një pije freskuese dhe, duke i buzëqeshur iu drejtua: Të bëfshin mirë! Lypsarit i shndritën sytë, iu mbushën me lot dhe duke e falënderuar shefin, u largua i lumtur në vetvete. Me siguri, lumturia e mbështetjes morale që kishte marrë, ishte më e madhe sesa vetë shijimi i një darke kalimtare, por me zemër të madhe… Një herë, një grua e varfër erdhi tek Imam Lejth ibn Sadi dhe kërkoi prej tij një enë me mjaltë. Imami i dha asaj një fuqi me mjaltë. I biri, i çuditur e pyeti se, përse i dha aq shumë? Imami ia ktheu: “Ajo kërkoi aq sa desht, ne i dhamë aq sa patëm mundësi!” Kurrë mos e harro: Mbështetja morale dhe në ditë të vështirë, është sadekaja më e mirë!

Me përshtatje, nga arabishtja: Muhamed B. Sytari

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top