Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ajete Kuranore per popullin e Lutit alejhi selam (komuniteti me prirje te mardhenieve intime mashkull – mashkull apo femer -femer)



Ajete Kuranore per popullin e Lutit alejhi selam (komuniteti me prirje te mardhenieve intime mashkull – mashkull apo femer -femer)

“Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: “Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë?”. Ju u qaseni meshkujve me epsh – në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!” (Araf, 80-81)

“(Ata) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar të gjithin), përveç familjes së Lutit. Ne do t’i shpëtojmë të gjithë ata.” (Hixhr, 58-59)

“Vallë, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve e i lini mënjanë gratë tuaja, të cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkëshorte për ju?! Njëmend, ju jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes.”(Furkan, 165-166)

“Kur Luti i tha popullit të vet: “Përse bëni vepra të mbrapshta e të turpshme, madje në sytë e njëri-tjetrit?” (Neml, 54)

“Kur Luti i tha popullit të vet: “Vërtet, ju bëni të tilla lapërdhi, që askush para jush nuk ka bërë në botë: bëni marrëdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra.” (Ankebut, 28-29)

“..populli i tij nuk kishte tjetër përgjigje, përveç se tha: “Na e sill dënimin e Allahut, nëse thua të vërtetën”! (Ankebut, 29)

“Në fakt, Luti i paralajmëroi ata për fuqinë e dënimit Tonë, por ata i vunë në dyshim paralajmërimet.” (Kamer, 36)

“Përgjigjja e popullit të tij ishte: “Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të mbahen të dëlirë.” (Araf, 82)

“Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”. Ai tha: “Unë kam vërtet neveri për atë që bëni ju!” (Furkan, 167-168)

Mandej, Luti a.s u lut:”O Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”(Furkan, 169)

Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?” Ata thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës, për të hedhur mbi ta gurë prej balte të pjekur, të shënuar te Zoti yt, për ata që e kalojnë kufirin (në të këqija)”. (Dharijat, 31-34)

“Dhe, pasi të dërguarit Tanë i sollën lajmin e mirë Ibrahimit, i thanë: “Ne do t’i zhdukim banorët e këtij vendbanimi, sepse banorët e tij janë vërtet keqbërës”. (Ankebut, 31)

“Banorët e qytetit erdhën tek ai gjithë gëzim. Luti u tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni! Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!” Ata thanë: “A nuk ta kemi ndaluar ne që të presësh mysafirë?” (Hixhr, 67-70)

“Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)”. (Hixhr, 71)





“Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!”(Hixhr, 72)

Ata i kërkuan t’ua dorëzonte mysafirët e tij. Por Ne ua verbuam sytë (e u thamë): “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!” (Kamer, 37)

“nisu ti me familjen tënde në orët e vona të natës dhe askush prej jush të mos këqyrë prapa,

“Nisu me familjen tënde në një kohë të natës, shko pas tyre e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar! Dhe Ne ia shpallëm atij atë që do të ngjajë: që i gjithë populli i tij, deri në të mbramin, do të zhdukej në agim.” (Hixhr, 65-66)

“Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij – të gjithë, përveç një plake (gruas së Lutit), e cila mbeti me të tjerët. Pastaj, të tjerët i shkatërruam.” (Shuara, 170-172)

“Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim. falë mëshirës Sonë. Ja, kështu Ne i shpërblejmë ata që falënderojnë.” (Kamer, 34-35)

Thotë Zoti në Kuran:”të nesërmen në mëngjes, ata i goditi dënimi i përhershëm. “Shijoni dënimin Tim, tani që e dëgjuat paralajmërimin Tim!” (Kamer, 38-39)

“Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu. (Ato ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt. Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.” (Hud, 82-83)

“Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli, dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, duke lëshuar mbi ata shi gurësh prej dheut të pjekur.” (Hixhr, 73-74)

“Mbi ata lëshuam një breshëri gurësh. Eh, sa i keq që ishte ai shi, për ata që janë paralajmëruar! Sigurisht, në këtë ka këshillë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.” (Shuara, 173-175)

“se Ai i asgjësoi edhe qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit), të cilat i mbuloi ajo që i mbuloi?! Atëherë, në çfarë dhuntie të Zotit tënd dyshon ti? Ky (Profet) është paralajmërues si ata të mëparshmit. Ora e Kiametit po afrohet.” (Nexhm, 53-57)