Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ai që pati thënë: “Unë jam Zoti juaj më i madhi.” u mbyt nga një pikë uji!

Ai që pati thënë: “Unë jam Zoti juaj më i madhi.” u mbyt nga një pikë uji!

Një mbret që sundoi tokën, u mbyt nga një mushkonjë që depërtoi përmes hundës së tij. Ndërsa ai që pati thënë: “Unë jam Zoti juaj më i madhi.” u mbyt nga një pikë uji!
Nga i gjithë ai vërshim, Faraonin e mbyti një pikë uji që nuk e la të merrte frymë një herë e mirë.
Një mbret e mund uria për disa momente dhe kur gjen një kothere buke, kjo ia mbush zemrën plot gëzim.
Luani i tmerrshëm, mund të sprovohet me një insket që bie në syrin e tij dhe mbetet i robëruar para tij. Ndërsa gjarpëri mund të lëshohet mbi elefantin e madh dhe pickimi i tij e thyen dhe e plasë në tokë!
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej, as në Tokë. Ai është vërtet i Gjithëdijshëm dhe i Fuqishëm për çdo gjë.”

[Përkujtime në Predikime, Ibn Xheuzi].

(Visited 182 times, 1 visits today)
Top