Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Agjëro edhe ti!

Agjëro edhe ti!

Agjëro edhe ti!

Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e dy viteve
Allahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë…

Disa vlera të kësaj dite:

1- Në këtë ditë është plotësuar dhuntia dhe është përsosur feja. “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3)
2-Për këtë ditë është betuar All-llahu. All-llahu i Madhërishëm nuk betohet për gjëra pa vlerë, por betohet me gjëra të mëdha. Kjo ditë, është “dita e dëshmuar” në ajetin: “Pasha atë që dëshmon dhe të dëshmuarën!”. (El-Buruxh: 3)

Dhe kjo ditë është dita “tek” me të cilën betohet All-llahu në Kur’an: “Pasha çiftin dhe pasha tekun!”. (El-Fexhr: 3). Ibën Abbas, radijall-llahu anhu, thotë: “dita çift është dita e kurban bajramit (10 Dhulhixhe), kurse dita tek është dita e Arafatit (9 Dhulhixhe).
3-Agjërimi i kësaj dite i shlyen mëkatet e dy viteve. Ebu Katadeja, radijall-llahu anhu, tregon se e kanë pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi agjërimin e ditës së Arafatit, kurse ai është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që vjen”. (Muslimi) Agjërimi i kësaj dite është i pëlqyeshëm për atë njeri që nuk është në haxhxh, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjëruar gjatë qëndrimit të vet në Arafat, bile ka edhe transmetime se ka ndaluar agjërimin në Arafat.

4-Kjo është dita e shlyerjes së mëkateve, lirimit nga zjari dhe e mburrjes me ata që qëndrojnë në Arafat. Transmeton Muslimi nga Aisheja [radijall-llahu anha] se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i xhehenemit ma shumë sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ata melekëve, duke thënë: çka dëshirojnë këta njerëz?”. Kurse Ibën Omeri, radijall-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të raskapitur dhe të pluhërosur”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi.)

Andaj, duhet shtuar lutjet për falje dhe lirim nga zjari i xhehenemit, sepse shpresohet që në këtë ditë të pranohet lutja. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Lutja ma e mirë është lutja e Arafatit, kurse fjala ma e mirë që e kam thënë unë dhe pejgamberët para meje: la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”. (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhi). Për këtë, muslimani duhet veçuar kohë për dhikr, lutje dhe istigfar gjatë kësaj dite madhështore, le të lutet për vetveten, për prindërit, për familjen dhe për mbarë muslimanët.-Në këtë ditë duhet bërë sa ma shumë tehlil (la ilahe il-lall-llah), tesbih (subhanall-llah) dhe tekbir (All-llahu ekber). TekbiretSipas sheriatit, në Kurban Bajramin ka tekbir të përgjithshëm dhe të kufizuar. Tekbiri i përgjithshëm është në çdo kohë prej fillimit të hyrjës së muajit dhul-hixh-xhe deri në fund të ditëve të Bajramit. Kurse tekbiri i kufizuar është pas namazeve farze, prej namazit të sabahut të Ditës së Arafatit deri në namazin e ikindis deri në ditën e katërt të Bajramit pas ikindisë është sunet pas çdo namazi t’i këndojmë tekbiret.

(Visited 31 times, 1 visits today)
Top