Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ADEMI, ALEJHI’S SELAM PËR PRIVILEGJIN E UMMETIT TE MUHAMMEDIT, ALEJHI’S SELAM

ADEMI, ALEJHI’S SELAM PËR PRIVILEGJIN E UMMETIT TE MUHAMMEDIT, ALEJHI’S SELAM

Është përmendur se Ademi, alejhi’s selam ka thënë: Allahu i Madhëruar gradoi ummetin e Muhammedit, alejhi’s selam me katër gjëra:
• Pranimi i pendimit tim ishte në Mekke ndërsa ummeti i Muhammedit, alejhi’s selam pendohen në çdo vend dhe ua pranon atë.
• Unë isha i veshur por kur bëra mëkat, u zhvesha, ndërsa ummeti i Muhammedit, alejhi’s selam bëjnë mëkate kurse Allahu i Madhëruar i vesh ata.
• Kur unë bëra mëkat, Allahu i Madhëruar më ndau nga gruaja, ndërsa ummeti i Muhammedit, alejhi’s selam bëjnë mëkate dhe Allahu i Madhëruar nuk i ndanë prej grave të tyre, dhe
• Unë bëra mëkat dhe Allahu i Madhëruar më nxori nga Xhenneti ndërsa ummeti i Muhammedit bëjnë mëkate jashtë Xhenetit kurse hyjnë në të me pendim.
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

(Visited 31 times, 1 visits today)
Top