Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Kanë përfunduar xhirimet e videoklipit të ri të interpretuesit të këngëve fetare, Adem Ramadani. Është një projekt i ri, i cili do të sjell dhe risi në këtë stil të të kënduarit, duke marrë parasysh se në këngët fetare të Adem Ramadanit nuk përdoret asnjë instrument muzikor, përveç se zërit. Kënga, apo më mirë thënë […]
Kanë përfunduar xhirimet e videoklipit të ri të interpretuesit të këngëve fetare, Adem Ramadani. Është një projekt i ri, i cili do të sjell dhe risi në këtë stil të të kënduarit, duke marrë parasysh se në këngët fetare të Adem Ramadanit nuk përdoret asnjë instrument muzikor, përveç se zërit. Kënga, apo më mirë thënë […]
Adem Ramadani së shpejti sjell videoklipin e ri (FOTO)

Kanë përfunduar xhirimet e videoklipit të ri të interpretuesit të këngëve fetare, Adem Ramadani. Është një projekt i ri, i cili do të sjell dhe risi në këtë stil të të kënduarit, duke marrë parasysh se në këngët fetare të Adem Ramadanit nuk përdoret asnjë instrument muzikor, përveç se zërit. Kënga, apo më mirë thënë ilahija siç edhe thuhet në popull, është një freski për të gjithë besimtarët, ndërsa promovimi pritet të bëhet në muajin Ramazan.
Videoklipi është punuar nga shtëpia filmike “Urban Graphics” nga Gjilani, e ku mjeshtër të montimit dhe xhirimit janë vëllezërit Ylli dhe Petrit Zeka. “Urban Graphics” deri më tani ka punuar me këngëtarët më eminent të estradës shqiptare dhe asaj ballkanike, ndërsa projekti me Adem Ramadanin ka qenë i pari i këtij lloji.
“Është kënaqësi për ne që kemi punuar me Adem Ramadanin, që moti kohë kemi pasur dëshirë që të punojmë një ilahi. Është diçka shumë ndryshe, ka qenë film në vete, ndërsa më e rëndësishmja se jemi lidhur edhe ne shpirtërisht me hyjnoren, duke marrë parasysh se është tekst fetar, e që na ka emocionuar edhe ne. Është punë më e lodhshme, se jemi munduar që mos të ketë asnjë gabim, i jemi përkushtuar shumë punës dhe besoj se do të jetë një befasi për të gjithë kur të shikojnë videoklipin”, ka thënë Ylli Zeka.
Adem Ramadani deri më tani ka numër të konsiderueshëm të albumeve me këngë fetare, ndërsa është ky videoklipi i radhës që e punon në mënyrë më profesionale.
“Pa dyshim se unë jam i kënaqur nga puna, mua shumë pak më është dashur të jem në videoklip, pasi që ne dëshirojmë të japim një mesazh, si me tekstin ashtu edhe me videoklipin. Unë ndjehem i kënaqur nga puna profesionale e grupit të “Urban Graphics” dhe aktorëve, Mentor Nuredini dhe Qazmedin Nuredini, si dhe i gjithë grupi që më ka përkrahë në organizim. E falënderoj edhe produksionin muzikor “Ximi” nga Ferizaj që ka bërë të mundur videoklipin, me të cilët kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm kohëve të fundit”, ka thënë për “Portalb”, Adem Ramadani.
Rolin kryesor në videoklip e luan aktori Mentor Nuredini, i cili gjithashtu ka shpalosur emocionet e tij në këtë projekt. “Ishte kënaqësi të punosh në një atmosferë shumë të këndshme. Kam përshtypjen se do të jetë diçka e veçantë edhe pse ende duhet pritur finalizimin e videoklipit. Është hera e parë që luajë në një këngë që ka tematikë fetare, pr mesazhi që jepet përmes ilahis, më ka bërë ta ndjej shumë rolin dhe shpresoj që mesazhi të arrijë deri te të gjithë”, është shprehur aktori Nuredini.
Vlen të përmendim se befasia më e madhe ka qenë roli i fëmijët, e të cilin e luajti Ilir Nuredini, djaloshi 7 vjeçar që ka mahnitur të pranishmit me mënyrën e interpretimit të rolit të tij, duke treguar se ai vjen nga familja e aktoreve Nuredini.
hirimet kanë zgjatur më shumë se 4 ditë, ndërsa promovimi i videoklipit pritet që të realizohet në muajin Ramazan, ku sigurisht paralajmërohet të ketë dhe një promovim të tij me një koncert fetar të Adem Ramadanit dhe miqve të tij. Nuk janë shpalosur më shumë detaje rreth videoklipit, duke dëshiruar që e gjithë kjo të rrumbullakësohet me një promovim, ku edhe aty do të ketë befasi të radhës. /Portalb
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 23, 2018 / By M.I Ku ta hedhi hajmalinë që e kam?
March 23, 2018 / By M.I A ekzistojnë jashtëtokësorët?
March 23, 2018 / By M.I Si duhet të falet gruaja shtatzënë?
March 23, 2018 / By M.I Tre veta më bëjnë të qesh ndërsa tre më bëjnë të qaj
March 23, 2018 / By M.I Ja sëmundjet që mbron trëndafili i egër
March 23, 2018 / By M.I Shtatë ushqimet që doktorët gjithmonë i konsumojnë…
March 23, 2018 / By M.I Detyrat e gruas ndaj burrit
March 23, 2018 / By M.I Psikologet: Ja çfarë mund të bëni nëse i afërmi juaj tenton vetvrasjen