Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A të të mësoj dy sure që janë dy suret më të mira që njerëzit i lexojnë?

A të të mësoj dy sure që janë dy suret më të mira që njerëzit i lexojnë?

Transmeton Imam Ahmedi nga Ukbe bin Amiri se (ky) ka thënë:

“Ndërsa po e udhëhiqja të Dërguarin e Allahut në një nga këto rrugë, ai tha:
“O Ukbe! A nuk do të kalërosh?” U frikësova se kjo do të konsiderohej si shenjë e
mosbindjes, kështu që i Dërguari i Allahut zbriti dhe unë kalërova për pak kohë.
Pastaj, ai kalëroi dhe tha:

“O Ukbe! A të të mësoj dy sure që janë dy suret më të mira që njerëzit i lexojnë?”
Unë i thash:“Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut”. Dhe ai më mësoi:
“Thuaj: I mbështetem Zotit të Agimit (të më ruaj)” (113:1) dhe
“Thuaj: I mbështetem Zotit të njerëzve.” (114:1)

Pastaj u thirr ezani për namaz
dhe i Dërguari i Allahut u priu njerëzve dhe i lexoi ato në namaz. Pastaj, kur
kaloi pranë meje, më tha:

“Çmendon, o Ukbe? Lexoj këto dy sure sa herë që të shkosh për të fjetur dhe sa
herë të zgjohesh nga gjumi.”
Këtë hadith e transmetojnë En-Nesai dhe Ebu Davudi.

(Visited 133 times, 1 visits today)
Top