Domingo, 25/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar ? Krijimi i deves është një mrekulli në vete

A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar ? Krijimi i deves është një mrekulli në vete

Prej shumë kafshëve të përmendura në librat e shejntë si: Qentë, kuajt, zogjtë etj, Zoti zgjodhi deven dhe e dalloi me disa cilësi për të cilat na thërret edhe të mendojmë.

”A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar” El Gashije / 17

Krijimi i deves është një mrekulli në vete.Është e ditur se devja nuk shihet cdoherë me sy të mire, por nëse shikohen disa anë pozitive të deves,vimë në përfundim se është dhuratë speciale prej Zotit për ne. Pa ketë kafshë askush nuk do të mundej të udhëtonte nëpër shkretëtirë.

Prej anëve pozitive të deves merret mbijetesa për nje periudhë kohore të gjatë, dhe aftësia e kryerjes së shërbimeve të shumta për njerzit, me ndihmën e thundrave të rumbullakta që u ndihmojnë të mos zhyten në rërë. Fytyra është krijuar ashtu që të mund të mbrohet prej diellit, vetullat e trasha dhe dhjami në qepallat e medhaja trishtresore, ua mbrojnë sytë nga stuhitë e fuqishme, në vrimat e hundës kanë muskuj special që aktivizohen për mbrojtje gjatë fryerjes së stuhive.

Karakteristik e tyre është gunga në kuriz që njihet si vendburim i energjisë kur ushqimi është i pakët , edhe pse devet mund të mbijetojnë për disa ditë edhe pa ushqim. Për faktin se ushqimi është i pakët në shkretëtirë, devet detyrohen të hanë gjithcka që gjejnë, bile edhe tendë. Pjesa e brendshme e gjuhës është jashtzakonisht e forte, sa që devja mund të kafshoj, coptoj dhe gëlltis gjemba dhe bimë të ndryshme duke mos e dëmtuar gjuhën aspak.
Më e pabesueshme dhe interesante është si devja arrin t’ia del mbanë nxehtësisë së madhe nga nje sasi e vogël e ujit, mbitëgjitha devja ka sasi të vogël të metabolizmit, kështu që energjia harxhohet shumë ngadalë, temperatura e trupit është ne rang normal, nese në mëngjes është 94, e arrijnë 105 deri në mbrëmje.( temperatura normale tek njerzit është 98, ndersa në 101 rrezikohemi).

-Asnjë krijesë tjetër nuk mund ta procesoj ujin si devja, që nuk e humb ujin nga gjaku, por nga pëlhura e hollë. Kështu që gjaku është i mjaftueshëm sa për lëvizjen e trupit.

Devja pine ujë vetëm kur ta kete harxhuar nga gunga e kurizit, për dallim nga kafshët tjera që mund të vdesin nga mungesa e ujit.
Kur ne analizojmë krijimin e deves, ashtu sic na ka urdhëruar Krijuesi, ne habitemi se si Zoti e krijoi deven ti përshtatet ambientit të tillë.
All-llahu na mundësoftë që edhe ne të mund ti pershtatemi ambientit tonë jetësor.

 

(Visited 149 times, 1 visits today)
Top