Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“A nuk e hapëm (sherh) kraharorin tënd?

“A nuk e hapëm (sherh) kraharorin tënd?

Në citatin e njohur në kaptinën kuranore “Sharh” ose “Hapja e gjoksit” që njihet, citati i parë ka një fjalë shumë interesante: “A nuk E hapëm (sherh) kraharorin tënd?” Pra, nuk ka thënë: “A nuk E çelëm (fet’h)” ose “a nuk E çamë (shekk) kraharorin tënd”. Në gjuhën arabe fjala “me shpjegue diçka” është “sharh”. Ç’do të thotë “me shpjegue” diçka? Me shpjegue diçka domethanë “një gjësë me i hy thell, me u zhyt në të dhe me qartësue gjithçka që ajo ka në vetveten e saj. Gjithçka me e nxjerr në sipërfaqe, me e ndriçue. Po sharh? Në gjuhën arabe “obduksionimit” i thonë “Teshrih el-xhutheh” shpjegim, sqarim, dedektim, korrigjim, spastrim, shpupuritje, hulumtim, shqyrtim, kërkim, bastisje në trupin e kufomës për ta gjetur burimin e vërtetë të vdekjes së kufomës. Po kështu edhe profetit Muhamed i ngjau. Atij iu ekzaminua kraharori gjersa u hoq prej tij e liga.

“A nuk E ekzaminuam kraharorin tënd? (Sherh, 1)

Agron Islami

(Visited 35 times, 1 visits today)
Top