Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Rreth 500 mijë amerikanë janë të dënuar me burgim nën akuzat për trafikim droge. Kjo shifër përfshin persona jo të dhunshëm, si dhe shkelës për herë të parë të ligjit, të dënuar në bazë të legjislacionit të rreptë e të detyrueshëm, i miratuar gjatë luftës së gjatë kundër trafikut të narkotikëve. Kjo luftë po zhvillohet […]
Rreth 500 mijë amerikanë janë të dënuar me burgim nën akuzat për trafikim droge. Kjo shifër përfshin persona jo të dhunshëm, si dhe shkelës për herë të parë të ligjit, të dënuar në bazë të legjislacionit të rreptë e të detyrueshëm, i miratuar gjatë luftës së gjatë kundër trafikut të narkotikëve. Kjo luftë po zhvillohet […]
A mund të fitohet lufta kundër drogës?

Rreth 500 mijë amerikanë janë të dënuar me burgim nën akuzat për trafikim droge. Kjo shifër përfshin persona jo të dhunshëm, si dhe shkelës për herë të parë të ligjit, të dënuar në bazë të legjislacionit të rreptë e të detyrueshëm, i miratuar gjatë luftës së gjatë kundër trafikut të narkotikëve. Kjo luftë po zhvillohet gjithashtu edhe në shtete të tjera, duke shkaktuar viktima të shumta si dhe shpenzime të mëdha, por disa udheheqës botërorë tani besojnë se pa ndryshuar strategji nuk mund të fitohet lufta kundër trafikut të drogës.
Anthony Papa kaloi 12 vjet në burg pasi u përpoq të dorëzonte 125 gramë kokainë, hera e tij e parë dhe e vetme. Fitimi i tij do të kishte qenë 500 dollarë. Edhe pse ai zbuloi talentin e tij për artin në qeli, të tjerët në jetën e tij vuajtën.
“Isha i martuar dhe kisha një vajzë shtatë vjeçare. Atyre iu shkatërrua jeta për shkak të dënimit tim, pasi pasojat nuk ndalen brenda mureve të burgut.”
Anthony thotë se mbajtja në qeli e trafikantëve të drogës u kushton taksapaguesve miliarda dollarë.
“Ato para mund të shpenzohen për mirëmbajtjen e shkollave, për të ushqyer fëmijë në nevojë, apo duke ndihmuar komunitete të varfra.”
Droga mund të jetë vdekjeprurëse – si për ata që e përdorin, ashtu dhe për ata që luftojnë trafikimin e saj. Në Meksikë, ka patur të paktën 47 mijë të vrarë si pasojë e fenomenit, gjatë gjashtë viteve të fundit. Dhuna e lidhur me drogën është gjithashtu e theksuar në Brazil dhe Kolumbi.
Ish-presidentët amerikanë Xhimi Karter dhe Bill Klinton, administratat e të cilëve kanë financuar luftën kundër trafikut të drogës si brenda dhe jashtë vendit, tani thonë se kjo qasje nuk është e përshtatshme.
“Mund të kishte lufte e të vrarë edhe rreth cigareve, nëse shitja e duhanit do të konsiderohej krim. Prandaj, i legalizuam. Nëse përpiqemi të gjejmë vetëm zgjidhje policore ose ushtarake për problemin e drogës, shumë njerëz vdesin dhe problemi nuk zgjidhet.”
Ish presidentët e Brazilit dhe Zvicrës, Fernando Cardoso dhe Ruth Dreifuss, si dhe Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos duan të gjejnë mënyra të ndryshme për të zgjidhur problemin global të drogës, si për shembull rregullimin e tregtisë së tyre.
“Mendoj se një qasje e re, të paktën duke u përpjekur të hapemi pak për të thyer tabunë, është ajo që bota duhet të bëjë. Ka shumë alternativa, duke përfshirë mundësinë e legalizimit të drogës.”
Një dokumentar i titulluar “Thyerja e tabusë”, i cili fokusohet në dështimet e luftës kundër drogës, ka filluar të shfaqet kohët e fundit në Nju Jork. Producenti i tij, Sam Branson, dënon trafikun e drogës, por jo përdoruesit e saj.
“Në vend që t’i vendosim nëpër burgje, ndoshta duhet t’i bëjmë që të konsultohen me doktorë. Ndoshta ata kanë nevojë për ndihmë. Shumë njerëz që marrin drogë nuk kryejnë ndonjë krim. Ata ndihen thjesht të humbur.”
Por shumë njerëz nuk janë dakord me dekriminalizimin, si për arsye të zbatimit të ligjit, ashtu dhe për arsye mjekësore. Ish ligjvenësi republikan Jim Kolbe thotë se shumica e ligjvënësve amerikanë e kundërshtojnë legalizimin.
“Ne duam dënime më të ashpra për përdoruesit e drogës, dhe në veçanti për njerëzit që shesin dhe trafikojnë narkotikë. Ne duam të mbajmë në fuqi afatet e gjata të burgimeve si dhe gjobat që ekzistojnë.”
Por Anthony Popa vëren se lloje drogash ilegale janë në dispozicion edhe brenda burgjeve dhe ngre pyetjen nëse trafiku i tyre mund të arrihet të kontrollohet në një shoqëri të lirë, nëse nuk mund të kontrollohet brenda institucioneve të dënimit.zeriamerikes/
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
November 24, 2016 / By M.I UDHËZIMI PROFETIK NË LARGIMIN E ERËS SË KEQE NGA GOJA
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
April 18, 2016 / By M.I MOS U FRIKO DHE MOS IK
April 18, 2016 / By M.I PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!
April 18, 2016 / By M.I SHFRYTËZOJI SHANSET PARA SE TË VJEN VDEKJA!!
April 18, 2016 / By M.I Rëndësia e misvakut në Islam
April 20, 2016 / By M.I TË KËNAQURIT E ALLAHUT
April 20, 2016 / By M.I NGA SHKAQET E LUMTURISË!!
April 20, 2016 / By M.I Banane plotësisht e pjekur!
April 20, 2016 / By M.I Sëmundje të transmetueshme seksualisht