Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A mendoni se gëzoni një mëndje të shëndetshme?

A mendoni se gëzoni një mëndje të shëndetshme?

Të kemi një trup të shëndetshëm është shumë e rëndësishme për secilin nga ne, por një shprehje thotë që “një trup i shëndoshë në mendje të shëndoshë”, ndaj duhet të kujdesemi edhe për trurin.

Të kesh shëndet mendor të fuqishëm nuk ndodh kaq shpejt. Kërkon shumë kurajë për te ruajtur një ritëm për jetën tuaj bazuar në disa rregulla kryesore. Që të gëzoni shëndet mendor të fuqishëm, ju duhet të kuptoni rëndësinë e të nisurit mirë këtë rrugë, për të funksionuar normalisht në çdo ditë te jetës suaj.

Më poshtë gjenden të renditura disa elementë të cilat tregojnë nëse gëzoni një mëndje të shëndoshë apo jo.  Doni të  zbuloni në cilin stad jeni? Përgjigja ndodhet më poshtë…

Lidhja me miqtë dhe familjen tuaj: Qëndroni gjithmonë në kontakt me shokët dhe familjen tuaj pa nxjerrë justifikime sesa të i/e zënë mund të jeni. Është e rëndësishme të ruani balancën  në jetën tuaj midis punës, qejfit dhe familjes sepse ata janë njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju.

Përqafoni ndryshimet: Shumë njerëz shprehen se ata e urrejnë ndryshimin, por në fakt për të pasur një mendje të shëndetshme duhet të pranoni shumë shpejt ndryshimet që mund të ndodhin në jetën tuaj. Njerëz të tille besojnë në vetën e tyre dhe janë të aftë për të kapërcyer sfidat  e jetës së përditshme.

Të dini kur të thoni JO: Nëse e dini që duhet të thoni jo atëherë thoni jo. Ju s’mund ti pëlqeni të gjithëve dhe e kundërta. Por e vërteta duhet thënë gjithmonë.

Mësoni nga gabimet e së kaluarës: Pas gabimeve në te kaluarën merrni përgjegjësinë për të kuptuar dhe për të mos përsëritur gabimet. Ky është një element I mendjes së shëndoshë sepse kjo mundëson zgjedhje më të mira për të ardhmen.

Mos prisni rezultate të menjëhershme: Një mendje e shëndoshë është e durueshme dhe nuk pret rezultate të menjëhershme. Ata kuptojnë se duhet të rezervohen dhe të shohin rezultatet pas një kohë pritjeje për realizimin e prioriteteve të tyre. Burimi: Zeenews.

(Visited 30 times, 1 visits today)
Top