Domingo, 29/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A mendon se pasuria është të kesh shumë?

A mendon se pasuria është të kesh shumë?

Nga Ebu Dherri (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) më tha: “O Ebu Dherr! A mendon se pasuria është të kesh shumë?”
“Po”- i thashë unë.
“A mendon se varfëria është të kesh pak?” “Po, o i Dërguar i Allahut.”
Ai më tha: “Pasuria e vërtetë është pasuria e zemrës, ndërsa varfëria e vërtetë është varfëria e zemrës.”
(El-Mustedrek, 7/999)

Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Sikur vështirësia të hynte në vrimë të hardhucës, do ta ndiqte dhe do ta nxirrte prej aty lehtësimi. Ashtu siç lexojmë në Kuran: “Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësimin.” (Et-Talak, 7)
(Tefsir Es-Si’dij, 929)

(Visited 125 times, 1 visits today)
Top