Segunda-feira, 9/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A KA NDONJË LUTJE TË POSAÇME?

A KA NDONJË LUTJE TË POSAÇME?

Pyetje: Eselamu alejkum. Ju pershendes nga zemra, desha te dij se a ka ndonje lutje te posacme qe Zoti te me ndihmoje me mesime dhe te me ndihmoje te i jap provimet…Selamun alejkum.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mundohu të realizosh në lutjen tende: përqendrimin, përkushtimin në atë që thua, vazhdueshmërinë, mos ngutjen, ndërmjetësimin me ndonjë vepër të mirë ose me ndonjë emër të Allahut, sidomos ndërmjetësimin me teuhid, ose p.sh.: kjo lutja jo se ka për të ndonjë hadith efikas, por mund të përdoret:

ALLAHUME LA SEHLE IL-LA MA XHEALTEHU SEHLEN UE ENTE TEXHALUL HUZNE IDHA SHI’TE SEHLEN

Allahu e di më së miri.

(Visited 113 times, 1 visits today)
Top