Segunda-feira, 23/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ka ndonjë dua të posaçme për fatin e jetës?

A ka ndonjë dua të posaçme për fatin e jetës?

Pyetja:

Selamu alejkum. Jam një vajzë fetare, por po kam sihire shumë për mos ta gjetur fatin e jetës. A ka ndonjë dua të posaçme për këtë? Më thanë të shkoj te ndonjë hoxhë që të më lexojë Kuran. A më lejohet të shkoj?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ekziston ndonjë lutje e posaçme për të gjetur fatin e jetës dhe për martesë, por juve mund të bëni dua me fjalët dhe gjuhën tuaj. Pastaj, gjithashtu kemi një numër lutjesh që janë të përgjithshme, të cilat mund të thuhen edhe për problemet të cilat ju preokupojnë. Ato lutje mund t’i gjeni në librin “Mburoja e Muslimanit”. Disa nga njerëzit pretendojnë se ekzistojnë lutje të posaçme dhe sure të caktuara të Kuranit, por kjo nuk qëndron dhe nuk është e saktë. Ndërsa për problemin e sihrit janë disa hoxhallarë të mirëfilltë, që bëjnë rukje duke i lexuar Kuran të sëmurit dhe lutje pejgamberike, prandaj mund të shkoni tek ata. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

© Harold Davis

(Visited 158 times, 2 visits today)
Top