Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ka mundesi te me tregoni se a ka baz ne fe kjo lutje pasiqe e pash qe mundemi edhe femijeve tia lexojme ….. ?



A ka mundesi te me tregoni se a ka baz ne fe kjo lutje pasiqe e pash qe mundemi edhe femijeve tia lexojme ….. ?

Selam Alejkum ❓Es selam alejkum ve rahmetullah ve berakatuhu msuse a ka mundesi te me tregoni se a ka baz ne fe kjo lutje pasiqe e pash qe mundemi edhe femijeve tia lexojme 7 here nese ka mesyshe .
Bismil-lahi erkik min kuli shejin judhik min sherri kul-li nefsin ajnin hasidin BismiL-Lahi verkik vAllahu jeshfik.
Përgjigje nga Adelina Kuçana.
Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij.
Ue alejkum selam.
Po kjo dua ka bazë, është transmetuar në sahihun e Muslimit hadithi i Ebi Said -Allahu qoftë i kënaqur me të- se Xhibrili erdhi tek Profeti -salAllahu alejhi ue selem- dhe i tha:
يا محمد اشتكيت، فقال: نعم، قال: بسم الله أرقيك من كل شيء يؤذيك من شر كل نفس أو عين حاسد، الله يشفيك بسم الله أرقيك.
“O Muhamed! A u ankove (a vuan nga ndonjë dhimbje)?”. Tha: “Po”. Pastaj Xhibrili tha:
“Bismilahi erkik min kuli shejin judhijk min sherri kuli nefsin ue ajnin hasid.
Allahu jeshfik
Bismilah erkik”
”Me emrin e Zotit të këndoj, që të mbrojë nga çdo gjë që të lëndon, nga e liga e çdo shpirti dhe syri i ziliqarit. Zoti të shëroftë! Me emrin e Zotit të këndoj!”
Ndërsa në një transmetim tjetër të Ibn Maxheh sqarohet se Xhibrili ia lexoi Profetit -salAllahu alejhi selem- kur ai ishte i sëmurë.
Nga Ubede bin Samit -Allahu qoftë i kënaqur me të- përcillet se ka thënë: “Erdhi Xhibrili tek Profeti -salAllahu alejhi selem- dhe ai ishte i sëmure, tha:
(بسم الله أرقيك، من كل شيء يؤذيك، من حسد حاسد ومن كل عين الله يشفيك.)
“Bismilahi erkik min kuli shejin judhik min hasedi hasidin ue min kuli ajnin.
Allahu jeshfik”
(Këtë hadith e ka konsideruar Albani -Allahu e mëshiroftë- hadith të mirë).
Ndërsa për sa herë thuhet kjo dua nuk është e përcaktuar as me 7 herë dhe as me 3 herë, por e lexon sa të kesh mundësi dhe t’i bëjë dobi të sëmurit.
Dobi!
Allahu e ka zbritur Kuran shërim për çdo sëmundje.
Dhe nga suret që i ka lexuar Profeti -salAllahu alejhi selem- sa herë që kishte dhimbje janë dy suret e fundit të Kuranit: Felek dhe Nas.
Tregon Aisheja se sa herë që Profeti -salAllahu alejhi selem- kishte ndonjë dhimbje, i këndonte vetes suret Felek dhe Nas. Gjatë leximit, ai frynte gjymtyrët e trupit. Kur u sëmur para vdekjes, isha unë ajo që ia lexoja këto sure duke i fryrë dhe duke e përkëdhelur me dorë.” (Buhari dhe Muslim)
Gjithashtu dhe surja Fatiha siç është transmetuar se
njëri nga shokët e Profetit -salAllahu alejhi selem- i pati lexuar Fatihanë një kryetari fisi arab, pasi ishte kafshuar nga një gjarpër. Pasi ishte shëruar, ai u kishte dhënë një tufë dele si dhuratë dhe kur e pyeti atë Profeti -salAllahu alejhi selem- tha: ”Pasha Zotin, nuk i kam kënduar gjë tjetër përveç Fatihasë.” (Haditjin e transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu e di më së miri!





(Visited 101 times, 1 visits today)




Top