Terça-feira, 24/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A janë më të mira gratë e dunjasë apo hyritë symëdha?

A janë më të mira gratë e dunjasë apo hyritë symëdha?

Vlera e Grave të Dunjasë

Ummu Seleme transmeton: Thashë: O i dërguari i Allahut! Më njofto për domethënien e fjalës së Allahut: “Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe”. (Wakia, 37)?

Tha: Ato janë gratë, të cilat kanë vdekur në dynja plaka me sekrecion në sy dhe të thinjura. Allahu i ka krijuar pas moshës së shtyrë dhe i ka bërë virgjëresha, Uruben (të dashura): të dashura, të sjellshme, Etraben (të një moshe): të lindura (krijuara) në të njëjtën kohë. Thashë: O i dërguari i Allahut! A janë më të mira gratë e dunjasë apo hyritë symëdha? Tha: Gratë e dunjasë janë më të mira se sa hyritë symëdha.

Kjo i ngjan shembullit të vlerës së asaj që duket ndaj asaj që nuk duket. Thashë: O i dërguari i Allahut! Me çka e kanë fituar këtë epitet? Tha: Me namazin, agjërimin dhe adhurimin e tyre për Allahun, subhanehu ve teala. Fytyrat e tyre ua ka veshur Allahu me dritë (nur), trupin e tyre me mëndafsh; me ngjyrë të bardhë, rrobat ngjyrë të gjelbër ndërsa stolitë ngjyrë të verdhë, temjani (mjeti, me të cilin pafrymosen) është nga margaritarët, krehrit e tyre janë nga ari, thonë: Ne jemi të përjetshme dhe nuk vdesim, ne jemi të begatshme dhe nuk varfërohemi kurrë, ne jemi vendase dhe nuk bëhemi nomade kurrë, ne jemi të kënaqura dhe nuk hidhërohemi kurrë, lum për atë që jemi për të e ai që është për ne!”. (Taberaniu)

(Visited 73 times, 1 visits today)
Top