Sábado, 20/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A janë fëmijët më të zgjuar se kurrë më parë?



A janë fëmijët më të zgjuar se kurrë më parë?

Njerëzit shpesh thonë se fëmijët këto ditë po bëhen më të mencur, por cka do të thotë kjo saktësisht? E spjegon Dr. Joanne Orlando.

 

Dr Joanne Orlando – ekspert

Dr Joanne Orlando është një mësues kryesor dhe hulumtues.

Fëmijët sot duken se janë në gjendje të bëjnë gjëra që janë përtej moshës së tyre. Fëmijët tani shpesh e fillojnë shkollën duke ditur të lexojnë e të shkruajnë. Ata gjithashtu janë gjeni të teknologjisë, shpesh më të mirë se shumë të rritur. Fëmijët gjithashtu duket se dinë dhe kuptojnë ide të komplikuara në moshë më të hershme. Për shembull, së fundi kam dëgjuar për një shtatë vjecar që ka krijuar dhe ka shitur aplikacion për celular, dhe një dhjetë vjecare duke udhëhequr kompaninë e saj të qirinjëve.

 

Pse sot fëmijët janë kaq të përparuar?

Shumë prindër më pyesin pse fëmijët janë kaq ………. Është në dietat tona të shëndetshme, zhvillimi i trurit tonë nëpër gjenerata, ose ndoshta llojet e mjekësisë që i jemi qasur tani? intelegjenca dhe mencuria janë të komplikuara dhe të gjithë faktorët janë të rëndishëm. Sidoqoftë një arsye me rëndësi të veçantë është bota në të cilët fëmijët kanë lindur. Bota e sotshme ka tipare të veçanta, të cilat ndikojnë në atë cfarë mësojnë fëmijët dhe sa shpejt mësojnë.

 

 

Nivele të larta të edukimit.





Fëmijët tani shkojnë në shkollë më gjatë dhe i kanë programet edukative, para se të fillojnë shkollën, të kualitetit të lartë. Këta dy faktorë, posacërisht, ndikojnë në aftësinë dhe suksesin e fëmijës. Gjithashtu ka ndryshime në çka mësojnë fëmijët. Planprogrami sot nuk fokusohet vetëm në mësimin përmendësh siq bëhej dikur. Në vend të saj, ai fokusohet në aplikimin e ideve në situatat e reja për të zgjidhur problem. Hulumtimi vazhdimisht na tregon se të jesh një zgjidhës i mirë i problemeve është jetike për sa shumë jemi të aftë të mësojmë ide dhe detyra të reja.

 

Çasje në numër të pakufizuar burimesh

Ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, fëmjët sot kanë çasje në njohuri globale botërore përmes medias dhe internetit. Mendoni për këtë si një kalim nga hyrja në një librari lokale shumë të vogël në një që kalon gjatësitë e globit. Çfarë kjo kryesisht nënkupton është se fëmijët nuk kanë nevojë që të mbështeten vetëm në idetë e prindërve të tyre ose njerëzve të tjerë në rrjetin vendas për të formësuar mendimet e tyre.

Ata tani kanë çasje në vargje të pafundme të librave, fotove, tabela të të dhënave, videove, blogjeve, lojërave dhe burimeve tjera të prodhuara nga njerëz të ndryshëm me ide dhe njohuri të ndryshme. Libraria globale e tyre i ndihmon ata të mendojnë në mënyrat që fëmijët më parë nuk kanë pasur mundësi.

 

Vlerësimi i fëmijëve

Një arsye tjetër e rëndësishme pse fëmijët po tejkalojnë pritjet tona është për shkak se ne po i lejojmë ata. Dikur mendohej se fëmijët janë enë boshe dhe ne, si të rritur, i mbushim ata me njohurinë tonë. Fëmijët gjithashtu supozohej se duhej të jetonin me rregullen se ata duhej shikuar e jo dëgjuar. Të dy mënyrat e të menduarit shtypin aktivitetet dhe të menduarit e fëmijëve. Fëmijët kanë pak gjasa të bëhen sipërmarrës të biznesit në një ambient që diskurajon këtë ndodhi.

Çfarë gjithë këta faktorë kanë të përbashkët është se ata janë ndryshime pozitive në ambientin ku fëmijët rriten. Ne nuk e dimë sa larg fëmijët tanë mund të arrijë sukses; është një pikëpamje e mrekullueshme. Por ajo çka dimë ne është rëndësia e besimit në fëmijët dhe mbështetja e tyre në të mësuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga: F.J.

(Visited 14 times, 1 visits today)




Top