Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ËSHTË I NDALUAR PËRDORIMI I MJETEVE KONTRACEPTIVE?

A ËSHTË I NDALUAR PËRDORIMI I MJETEVE KONTRACEPTIVE?
Pyetje: Selam alejkum. Duke e lutur Allahun qe te ju shperbleje per gjithçka qe po beni per ne, ju lus te me jepni pergjigje per pyetjen time, per te cilen nuk po marr pergjegje nga vellezerit qe punojne ne web faqet tjera. Me islam, a eshte haram perdorimi i mjeteve kontraceptive? Allahu ju ruajt e ju shperblefte me te mirat e Tij te pakufishme, ne dunja dhe ne Ahiret, amin.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus- selam uerahmetullahi ue berekatuhu!

Motër e nderuar! Edhe ty Allahu ta shpërbleftë me të mira që jeni e interesuar për njohjen e rregullave të fesë.

Përdorimi  i mjeteve kontraceptive nuk është haram në Islam dhe argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdilah -radi Allahu anhu- , të cilin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi, i cili thotë:

“Ishim që ruheshim (që e derdhnim spermën jashtë gjatë marrëdhënieve seksuale) dhe Kurani zbriste.”

Nga ky hadith përfitohet lejimi i përdorimit të mjeteve kontraceptive dhe kjo gjë ka ndodhur në kohën e Profetit -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe zbritjes së Kuranit dhe nuk ka ardhur argument që ndalon për të. Duke marrë parasysh që këto mjete nuk kanë ekzistuar më përpara, por  roli i tyre është i njëjtë me veprimin që bënin sahabët siç u përmend në hadith.

Duhet që bashkëshortët të jenë dakord të dy për përdorimin e këtyre mjeteve, sepse kjo është e drejtë që i përket të dyve.

Por më e mira është që bashkëshortët të përpiqen që të realizojnë qëllimin e Sheriatit Islam, i cili

është  shtimi i umetit, ashtu siç ka ardhur në hadithin e saktë të Profetit -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ku thotë:

“Martohuni më atë që është e dashur me bashkëshortin e saj dhe që lind shumë, sepse unë do të

krenohem me ju Ditën e Gjykimit”.

Ai i cili përdor mjetet kontraceptive nuk e ndihmon  qëllim  e Sheriatit, sikurse nuk plotëson një prej dëshirave që ka Profeti -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe ajo është të krenuarit me umetin e tij ndaj umeteve të tjera, Ditën e Gjykimit.

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi

Burimijetes.com

(Visited 539 times, 1 visits today)