Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

kercitja e duarve

Kërcitja e gishtave është një zakon i cili disa personave i jep shumë kënaqësi. Ky gjest fillon të përdoret më së shumti në adoleshencë, e më pas kthehet në ves.

Shpesh prindërit i rekomandojnë fëmijët të mos i kërcasin gishtat, duke menduar se ky zakon mund të shkaktojë probleme me enjtjen e duarve ose deformimin e tyre.

Por kjo frikë nuk është e mbështetur në studimet shkencore.

Në ditët e sotme ekspertët e fushës pajtohen me mendimin se kërcitja e gishtave nuk shkakton deformime ose enjte të duarve.

Më parë është menduar se me kërcitjen e shpeshtë të gishtave vjen edhe shfaqja e artritit, si edhe është thënë se kur të plakemi do të na dridhen duart.

Mirëpo, me anë të hulumtimeve të reja radiologjike, siç është rezonanca magnetike ose rëntgeni 3D, është dëshmuar se i vetmi ç’ rregullim mund të jetë ndrydhja e ligamenteve.

Sipas ekspertëve ky është një fenomen që ndodh më së shumti tek ata persona, të cilët e përdorin këtë metodë kur janë të stresuar, në ankth ose të mërzitur.

Sipas studimit të publikuar në Corriere.it nëse ka persona që duan të heqin dorë, mjafton të përpiqeni të mbani duart tuaja të zëna në pjesën më të madhe të kohës.

Gjithashtu mund të mbani një krem për duart, në mënyrë që duart në pjesën më të madhe të jenë të lyera dhe të mos ju japin ndjesin e “Krack” kur doni t’i kërcisni.