Quarta-feira’, 24/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A është çdo gjë e shkruar?



A është çdo gjë e shkruar?

Pyetja:

Përshëndetje e nderuar redaksi e web faqes Klubikulturor.
Kam respektin më të madh ndaj jush, Zoti ju shpërbleftë për punën që bëni.
Miku im ka një dilemë dhe më pyeti a është çdo gjë e shkruar?
A thua çdo gjë në jetën e njeriut është e shkruar prej fillimi apo është rezultat i rastësive, fatit dhe ndodhive të caktuara?
Ç`thotë feja për këtë?
Si t’i përgjigjem në këtë pyetje.
Zoti ju shpërbleftë me shpërblimet e tij më të mëdha.
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu ju shpërbleftë për respektin dhe ju falënderojmë për lutjet, ndërsa në lidhje me dilemat e mikut tuaj, se a është çdo gjë e shkruar dhe a ka diçka të rastësishme, themi se çdo gjë që ndodh, asaj i paraprin dija e Allahut të Madhëruar dhe nuk ndodh ndonjë send vetëm se me dijen dhe vullnetin e Tij. Pastaj edhe të gjitha ndodhitë janë të shkruara para se të ndodhin tek Allahu i Madhëruar. Për Allahun nuk ka rastësi, por çdo gjë ndodh me caktim të Tij. Sido që të jetë, në javët në vijim do të publikohet një studim rreth caktimit dhe paracaktimit të Allahut të Lartmadhëruar (kadaja dhe kaderi) dhe aty detajisht i kemi zbërthyer të gjitha problematikat për të cilat ju pyesni. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi





(Visited 95 times, 1 visits today)




Top