Sábado, 28/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ekzitojnë fantazmat?!

A ekzitojnë fantazmat?!

A ekzitojnë fantazmat?!

Kur zemra e njeriut ka besim të mangët apo është e zbrazur tërësisht nga besimi, patjetër që do të ushqehet me ide, bindje e iluzione të kota për t’u menduar dheshkatërrimtare për t’u besuar. Zemra, si një krijesë e Zotit, duhet të furnizohet çdoherë me ushqim dhe mbështetje të fortë. E, nëse ajo nuk ushqehet me ushqimin që Allahu ka caktuar për të, domethënë me besimin e pastër dhe bindjen ndaj Tij, ajo doemos do të ushqehet me ide, bindje e ideologji të gabuara, të cilat e shkatërrojnë dhe e zhysin thellë në zjarrin e skëterrës.

Bindje të tilla të gabuara janë të shumta në mesin e muslimanëve, saqë disa prej tyre bien në gjumë dhe zgjohen, hanë dhe pinë, rrinë me njerëz dhe vetmohen duke qenë gjithmonë në ëndrra, të cilat i kanë larguar aq shumë nga realiteti, saqë besojnë që çdo gjë në këtë botë është fantazmë dhe ëndërr. Këta njerëz shohin ëndrra në mes të ditës, atëherë kur dielli është në kupë të qiellit.

Nga këto bindje të gabuara është edhe besimi në fantazma, i cili ka kapluar shumë zemra muslimanësh, ka hutuar shumë mendje, saqë në shumë faqe dhe forume interneti kohët e fundit është bërë debat kryesor. Debate dhe biseda të tilla janë bartur në popull përherë, mirëpo tani me një ritëm më të madh.
Allahu e ka plotësuar fenë e Tij dhe u ka sqaruar muslimanëve çdo gjë që ka të bëjë me fenë e tyre, prandaj është obligim për çdo musliman që të hulumtojë edhe për këtë temë në Kur’an apo në fjalët e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem- posaçërisht kur kjo temë është në çështjet e besimit- dhe jo të qëndrojë duarkryq para këtyre ideve dhe të tjerët të hedhin mbi të ç’të dëshirojnë, si të ishte ai kazan mbeturinash.

Allahu na ka treguar në Kur’anin Fisnik se ka krijuar përveç njerëzve edhe një krijesë tjetër, që quhet exhin, ose xhind siç njihet në popull. Njeriu dhe xhinët janë ngarkuar me detyrime fetare, por asnjëherë nuk është thënë në Kur’an që ekzistojnë disa krijesa të tjera përveç këtyre, të cilat kanë mundësi të bëjnë dëm apo dobi. Edhe më larg të vërtetës është fakti që disa mendojnë se këto fantazma janë shpirtra të njerëzve të vdekur, të cilët personifikohen te të gjallët që t’u bëjnë ndonjë dëm apo t’i largojnë nga ndonjë e mirë.

Këto ideologji nuk kanë vend në Islam dhe nuk i pranon logjika e shëndoshë, ngase shpirtrat e të vdekurve nuk kanë mundësi të kontaktojnë me të gjallët; ata e kanë përfunduar misionin e tyre në këtë jetë dhe kanë kaluar në jetën tjetër, në jetën e varrit, kështu që lidhja e tyre me botën është ndërprerë tërësisht. Këta shpirtra që jetojnë jetën e varrit, nëse kanë qenë të mirë në këtë botë, do të përgëzohen vazhdimisht me mirësi momentale në jetën e varrit dhe pastaj kjo mirësi do t’u shtohet edhe trupave të tyre, pasi trupi do t’i bashkëngjitet shpirtit në xhennet, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Nëse kanë qenë të këqij në këtë botë, atëherë do të vuajnë vazhdimisht derisa të ringjallen dhe të futen në xhehennem, ku do të shijojnë dënimin e merituar, me trup dhe shpirt.

Nga gjërat elementare të besimit te çdo mysliman është besimi dhe bindja tij e thellë se askush nuk mund të bëjë dëm e as dobi përveçse me ndihmën dhe caktimin e Allahut. Pasi na ka treguar që djalli i mallkuar është armik i përbetuar i njeriut, Allahu po ashtu na ka treguar që kurthet dhe komplotet e tij ndaj njeriut janë të dobëta, sidomos kur janë drejtuar kundër ndonjë besimtari të devotshëm, prandaj edhe frika ngafantazmat e supozuara është frikë nga hiçi, frikë nga i dobëti, i marri, i cili nuk ekziston fare. Por edhe sikur të ekzistonte, nuk do të kishte pasur mundësi të bënte asnjë të keqe, nëse njeriu mbështet tek Allahu me mbështetje të vërtetë.

Atyre të cilëve u duket se u shfaqen gjëra të tilla duhet ta dinë që ato gjëra nuk ekzistojnë fare, por janë vetëm lodra nga lodrat e djallit të mallkuar, përmes të cilave mundohet t’ua humbë drejtimin dhe qëllimin e jetës këtyre personave dhe kështu të bëhen pesimistë për punë të mira duke u frikësuar gjithmonë nga ndonjë e keqe që do t’i godasë.

Allahu i urdhëron muslimanët që të jetojnë me realitetin, të jenë vigjilentë dhe syçelë, të përpiqen vazhdimisht për punë të mira. Allahu thotë: “Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do ta shohin punën tuaj.” (Tevbe: 105) Ky është urdhri i Allahut për besimtarët, që ata të punojnë, të jetojnë jetën dhe të largohen sa më shumë nga intrigat e djallit të mallkuar, ngase fantazmat janë rrugë e djallit, të cilat përfundojnë në çmenduri e pastaj në xhehennem, kurse rruga e Allahut do mund, sakrificë, punë, por ofron garanci për këtë botë dhe xhennet për botën tjetër.

Revista: Dëlirje&Edukim

 

(Visited 272 times, 1 visits today)
Top