Quinta-feira, 17/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

A ekziston lidhja ndërmjet alkoolit dhe kancerit?

A ekziston lidhja ndërmjet alkoolit dhe kancerit?

Përse Islami e ndaloi alkoolin rreptësisht? Të lexojmë këtë lajm të ri shkencor dhe ta falënderojmë Allahun për mësimet islame.

Një studim të cilin e publikoi rrjeti BBC më datë 22.03.2008 vërteton se gratë të cilat konsumojnë çdo ditë një gotë alkool i ekspozohen sëmundjes së kancerit të gjirit deri në 50 %. Kjo do të thotë se gjysma e grave të cilat konsumojnë alkool goditen me këtë lloj kanceri! Raportet konfirmojnë se vetëm në Britani dymijë gra goditen çdo vit me kancer gjiri për shkak të konsumimit të alkoolit!breast-cancer-alcohol4

Në një studim të ri hulumtuesit thonë se uji i elbit pa alkool mund të të mbrojë nga kanceri. Hulumtuesit deklarojnë se konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e goditjes me lloje të caktuara kanceri. Mirëpo, konsumimi i ujit të elbit pa alkool mund t’i pengojë substancat kimike helmuese që shkatërrojnë ADN-në.

Nga këtu mësojmë se përse Islami e ndaloi rreptësisht alkoolin. Allahu i Lartësuar thotë:

“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” (Maide, 90-91)

Përktheu: Almedin Ejupi

(Visited 44 times, 1 visits today)
Top